12:23 "Top Story" R
14:00 TN "Guximi i nje gruaje"
Programi i plote
PUBLICITET
Greqi, pranga “terroristëve” shqiptarë
21/08/2012 13:20

Greqi, pranga “terroristëve” shqiptarë
Dy shtetas shqiptarë, 18 dhe 22 vjeç, u arrestuan nga policia greke në Florina. Në një komunikatë të policisë së qytetit verior sqarohet se ndalimi u bë në afërsi të kufirit shqiptaro-grek, në kohën kur personat në fjalë po tentonin të largoheshin në drejtim të Shqipërisë.

Policia greke thotë se gjatë orëve të mbrëmjes së të hënës, dy të rinjtë kishin terrorizuar me breshëri automatiku banorët e fshatit Klidhi, në prefekturën Verias.

Sipas të njëjtave burime, shqiptarët po qarkullonin me motorçikletë nëpër rrugët e fshatit, e në vazhdim filluan të qëllonin me breshëri kallashnikovi. Banorët e fshatit, të trembur, njoftuan forcat e rendit, që nisën një operacion për gjetjen e të dyshuarve.

Plot tre orë më vonë, dy shqiptarët u kapën në afërsi të kufirit, në tentativë për të kaluar në territorin shqiptar. Pas kontrollit, atyre iu gjet një armë e tipit kallashnikov dhe 56 fishekë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe një numër i madh gëzhojash nëpër rrugët e fshatit Klidhi.

Hetimet paraprake treguan se 22-vjeçari ishte në kërkim nga policia greke, pasi ishte dënuar më parë nga një gjykatë për trafik klandestinësh.


/ Top Channel









Lajmet kryesore

Greqi, pranga “terroristëve” shqiptarë PD: Ndarja e re, e papranueshme
Basha: Anti-kushtetuese dhe anti-ligjore. Një hartë interesash
Arrestohen 5 punonjës të BSH
FRD: Reforma jo perfekte, por një hap i mirë
Kuvendi miraton reformën territoriale
Grabitja në BSH, në dyshim besimi ndaj institucionit
Miratohet ligji për Policinë e Shtetit
Më të lexuarat
Temat e ditës
Reforma territoriale, Vjedhja e Bankës, Ukraina, Lindja e Mesme, Tragjedia ajrore, Energjia, Kriza Financiare, Reformat, Turizmi
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.