Në shtëpinë e katër finalistëve të “The Voice”

25/08/2012 16:20

Në emisionin argëtues të së shtunës “Poke”, drejtuar nga Albana Osmani, në një intervistë virtuale përmes “Skype”, ishin 4 finalistet e ‘The Voice of Albania’. Me qindra konkurente nga e gjithe Shqiperia u dynden ne dyert e “Top Channel”, në spektaklin qe arriti kulmin e audiences dhe që do te vije se shpejti ne ekranin tone ne edicionin e tij dyte.

Fillimisht Albana u lidh me fituesen Rina Bilurdagu, e cila aktualisht ndodhet në Prizren.

Albana Osmani: Rina, çfare ka ndodhur me ty pas ‘The Voice of Albania’?

Rina Bilurdagu: Po ju shuaj kete kuriozitet. Sapo kam regjistruar kengen e pare ne ‘Universal’, e cila pritet se shpejti te lancohet ne treg. Menjehere pas saj kam per te filluar me kenget e tjera me radhe.

Albana Osmani: Po pregatitesh te shkosh ne Greqi per te regjistruar albumin tend te ri. Rina, eshte nje sukses i menjehershem, i jashtezakonshem , nga nje vajze 19 vjecare, nga Prizreni me nje pjesemarrje ne nje talent-shoë. Tashme eshte nje emer qe e njohin te gjithe, nje portret qe e duan, e pelqejne dhe nje ze i mrekullueshem. Nga ana e te gjithe audiences shqiptare ka te gjithe aprovimin meqenese eshte votuar per t’u kualifikuar e para.

Rina Bilurdagu:
Jam shume falenderuese ndaj te gjitheve.

Albana Osmani: Hapi tjeter pas realizimi te ketij albumi…

Rina Bilurdagu:
Gjithmone muzika, piano ka per te qene gjithmone pjese e jetes sime. Fillimisht po mendoj te realizoj planet momentale dhe pastaj do vazhdoj me muziken, shpresoj kenge te reja, albume te reja, videoklipe.

Albana Osmani: Ke studiuar 13 vite piano. Do te kesh ne albumin tend nje kenge ku luan edhe ne piano?

Rina Bilurdagu: Shpresoj shume. Kjo eshte endrra dhe synimi im qe te jem nje kengetare pianiste dhe do te ishte nje enderr e realizuar per mua nese do te ndodhte dicka e tille.

Albana Osmani: Sa i takon singellit te ri, permbajtja qe ka, rryma muzikore…?

Rina Bilurdagu:
Eshte dicka qe nuk eshte shume une, eshte nje kenge ‘house’. Vete fjala “Universal” do te thote se behet fjale per shije universale dhe kemi menduar t’i sjellim njerezve dicka qe e pelqejne. Nuk kam kenduar kurre ‘house’ , por eshte dicka qe me ka pelqyer dhe po e gjej veten mire.

Albana Osmani: Do te shohim ndoshta dhe nje videoklio te bashkangjitur dhe Rinen qe kercen. Nga vajza e bluz, jazz&rock, tani eshte house&dance.

Rina Bilurdagu: 
Jam gjithmone pro eksperimenteve, keshtu qe te shohim se si do dale.

Albana:
Pushimet si i ke kaluar? Ku i ke bere apo nuk ke levizur akoma nga Prizreni?

Rina Bilurdagu:
Akoma nuk kam levizur sepse tani vone e kam marre nje ftese per nje turne ne Itali si pianiste dhe kam qene gjithe kohe duke u pregatitur per turneun. Ndoshta kur te kthehem , por nuk e besoj pasi fillon shkolla.

Albana Osmani:
Rina, te dergojme perqafimet tona. Te uroj shume suksese. Se shpejti kenga jote do te transmetohet ne TAR, do te jete pjese e programeve televizive ne Top Media.

Rina Bilurdagu:
Faleminderit shume. Shpresoj t’ju pelqej kenga.

—–

Albana Osmani: Shkojme ne Dibren e Madhe. Pershendetje pershendetje… Sa here te shoh ty me kujtohet “xhamadani vija-vija” , nje prej kengeve me te klikuara ne youtube qe prej finaleve ne ‘The Voice of Albania’. Me trego se cfare ka ndodhur me ty pas ‘Voice’ ?

Lundrimi Pacuku: Pas ‘The Voice Of Albania’, ka ndryshuar gjithcka ne jeten time. Angazhime me shume, koncerte, live gjithandej.

Albana Osmani: Tashme ne tregun muzikor shqiptar pritet te dalin singellat te cilat i pershtaten secilit prej jush, pavaresisht se vijne ne nje sezon veror dhe do te jene te kombinuara me rryma dance,house. Me thuaj pak per kengen tende: per cfare flet teksti dhe per realizimin, ka qe ne i veshtire, ka qene i lehte?

Lundrimi Pacuku: Nuk ka qene e lehte . Ka qene e veshtire se edhe largesia me pengon, por eshte nje kenge shume e bukur eshte nje kenge dance-house, me nje tekst ne gjuhen angleze. Besoj se do te kete sukses.

Albana Osmani: Te shoh ne nje ambient te qete. Me thuaj ku ndodhesh, ne zyre , ne ndonje ambient?

Lundrimi Pacuku: Jo , jam ne shtepi.

Albana Osmani:
Je i diplomuar per marketing dhe menaxhim. Ne profesionin tend ke ushtruar ndonje dite pune apo i je perkushtuar muzikes ‘live’ ku je i ftuar qofte ne Maqedoni, qofte ne Shqiperi.

Lundrimi Pacuku:
i jam perkushtuar totalisht muzikes dhe nuk kam ushtruar asnje dite pune ne profesionin tim. Edhe para se te perfundoje fakultetin jam marre me muziken ‘live’ edhe pas ‘Voice’ vazhdoj te merrej me muziken ‘live’ edhe me shume.

Albana Osmani: Diplomen e ke marre. Nuk ke lene ndonje provim pa bere?

Lundrimi Pacuku:
Jo. Jo

Albana Osmani:
Tashme vjen vazhdimesia e festivalit Top Fest. sigurisht vjen live qe prej edicionit te shtate dhe ndonje plan, ndonje projekt per te qene pjese e Top Fest ne vazhdim apo te ndonje koncerti? Çfare ndodh ne vazhdimesine e karrieres tende?

Lundrimi Pacuku:
Kam shume deshire te jem perseri pjese e Top Fest. E kam nje plan. Besoj qe do te jem. Ndoshta do te jem ne ndonje koncerte tjeter, por me shume kisha dashur te jem pjese e Top Fest.

Albana Osmani: Per pushime ke qene diku apo vazhdon te jesh ne Dibren e Madhe?

Lundrimi Pacuku: Per momentin kam qendruar ne DIber sepse vazhdoj te kendoj . Jam cdo nate i angazhuar dhe nga shtatori do bej pak pushim.

Albana Osmani: Leviz, hajde ketej nga Durresi, nga Vlora. Eshte koha fantastike per plazh.

Lundrim Pacuku: Do vij patjeter. Besoj se do te jem nga Saranda.

—–

Albana – Marsele e dashur edhe sot e kesaj dite, ndersa jepet spoti televiziv per lajmerimin e fillimit te edicionit te dyte te ketij talent shoë, shohim portretin tend dhe kengen e famshme te Michael Jackson, “Billie Jean”. Duket sikur na merr malli per ato momente, por sigurisht jam e bindur qe do te riperseriten me te tjere talente shqiptare qe do t’i bashkangjiten edicionit te dyte te “Voice of Albania”. Marsele e dashur si i ke kaluar ti ditet e veres?

Marsela Cibukaj – Une kalova qershorin dhe korrikun ne Shqiperi, pasi isha gjithmone e pranishme ne ‘Summer Fest’. Dhe pata mundesine qe plus koncerteve qe kisha organizuar vete, ‘Summer Fest’, te shikoja dhe disa qytete te Shqiperise, sidomos jugun. Korcen, Pogradecin, Lezhen, vende fantastike.

Albana Osmani – Domethene  ke shijuar nga nje copez te Shqiperise, ke performuar atje, ke takuar kengetare te rinj…

Marsela Cibukaj – Po. U kenaqa shume. Jam njohur me muzikante te rinj. Pata mundesine qe te performoja ne vende qe une ndoshta nuk do te kisha patur nje organizim kaq te mire per te vajtur. Plus qe gjithmone me stafin e Top Channel une gjendem gjithmone shume mire dhe gjithcka kaloi kendshem.

Albana Osmani
– Po normal me stafin e Top Channel do te jesh se tashme te kemi pervetesuar si nje nder talentet e prodhuara nga produksionet tona televizive. Marsela, e di qe keni realizuar nga nje single, secili prej kater finalisteve. Secilin prej tyre po e pyes ne lidhje me kengen. Me thuaj, kenga jote eshte edhe kjo e rrymes dance, sikurse e dy te pareve qe intervistova sot, apo ka ndonje diference? Per cfare flet teksti? Ke futur paksa nga ato talentet e tua brenda? Se e ke zakon…

Marsela Cibukaj – Kaq zakon e kam, saqe kam qene e pranishme me producentin gjate realizimit te kenges. Kenga eshte me pak komerciale sesa kenget qe jane realizuar me konkurentet e tjere, kjo sepse ka qene dhe pak kembengulja ime. Por gjithsesi eshte kenge ne rrymen Dance, e realizuar ne studiot e Universal. Shpresojme qe te kemi fat ne karrierat tona. Nuk e di. Eshte nje tentative. Teksti flet per… Eh moj Albana, po per dashurine do fliste teksti.

Albana Osmani – Me duket se te katert per dashurine kendoni…

Marsela Cibukaj
– Eshte kenge qe mua me pelqeu. D.m.th. nese nuk do te me pelqente nuk do ta kisha realizuar, sepse do te kisha bere te mundur ta ndryshoja. Ne te vertete eshte nje kenge qe me terhoqi si kenge. Te shohim si do te jete reagimi tek publiku. Dhe nuk do te jete nje publik i vogel, sepse me sa duket kjo kenge do te shperndahet jo vetem vetem ne Angli, por dhe ne Amerike.

Albana Osmani – Uau! Ma thuaj dhe njehere kete, sepse une mendova se ndoshta do te publikohej vetem ne Shqiperi. Do te transmetohej ne radio, televizione. Publikimi i kater singel tuaj shtrihet ne Europe dhe deri ku?

Marsela Cibukaj – Po. Mesa e kam kuptuar une, duke biseduar dhe me stafin e Universal, iniciativa e tyre eshte qe keto kenge te arrijne dhe ne Angli dhe ne Amerike. Ata po bejne cmos qe te kene nje perhapje sa me te madhe ne Europe. Tani te presim qe cdo gje te realizohet qe dhe ne te kemi nje mundesi me teper.

Albana Osmani –  Mire atehere i bie qe vertete endrrat tuaja behen realitet. Sepse te jesh pjese e finales te “The Voice of Albania” dhe me pas te realizosh nje single me Universal dhe kenga jote te transmetohet ne te gjithe boten, kjo po, ia vlen.

Marsela Cibukaj
– Shpresoj qe vertet te jete keshtu, sepse secili prej nesh ka shume kohe qe pret nje moment te tille. Pavaresisht se rryma eshte e re per mua. Por kam shume ide te tjera, shume tekste te tjera, te cilat po i perpunoj. Nese kjo kenge ka sukses mund te hape rrugen per suksese te tjera. Shpresojme Albana, nuk e di…

Albana Osmani – Une jam e bindur ne suksesin e secilit prej jush. Keni qene me te votuarit, me te pelqyerit e audiences shqiptare e sigurisht dhe nga shtepia diskografike tashme jam e bindur qe kane bere zgjedhjet e duhura. Me shume kenaqesi do ti degjojme keto kenge dhe shpresojme qe te kene edhe videoklipet shoqeruar. Marsela flasim pak per pushimet e tua. Deri tani ke qene e angazhuar. Po pak dite pushim ne plazh i ke kaluar apo ende?

Marsela Cibukaj – Duke bere koncerte ne Shqiperi, perfitova nga rasti dhe per te bere pak plazh. Pra bera plazh ne Sarande, ne Lezhe pak ore, ne Pogradec. U kenaqa vertete shume. Pastaj pas 1 gushtit erdha ne Itali. Javen qe shkoi kam qene ne nje vend shume te bukur ketu afer Romes. Per fundjave kam disa koncerte ne Rome dhe pastaj javen tjeter do te nisem per ne Paris per disa dite. Keshtu qe jam verdalle.

Albana Osmani – Ne Paris me pushime besoj apo ke ndonje impenjim tjeter?

Marsela Cibukaj – Po ne Paris per pushime. Do te takohem me nje mikeshen time qe eshte kengetare jazz. Kishim deshire te takoheshim prej kohesh. Dhe do te jete nje takim me teper leksioni. D.m.th. nje takim per leksione kanto jazz.

—-

Albana – Per here te pare ne nje skene reale, ajo ka kenduar ne skenen e “The Voice of Albania” dhe dihet qe tashme ylli i ka shndritur sigurisht fale talentit te saj. Enrika, me thuaj shpejt e shpejt cfare ka ndodhur ne fillim te ketij muaji gusht? Ke qene pjese e nje kompeticioni. Mezi po pres qe ta them qe ke fituar vendin e pare.

Enrika Derza – Po. Ishte nje festival nderkombetar ne Rumani dhe zhvillohej me te gjitha kategorite. Une normalisht hyja tek kategoria Junior. Performoheshin tre kenge. Dy cover te huaj dhe nje cover shqiptar. Kenge shqiptare ishte kenga ime “Jam e imja” pjesemarrese ne top fest 9, doli dhe ne gjysmefinale. Mora piket maksimale dhe per kete u gezova. Kam pershtypjen se ishte nje nga shtysat dhe me dha mundesi per te fituar cmimin e pare. Ne konkurim dola me nje barazim pikesh me nje vajze tjeter rumune.

Albana Osmani
– Bravooo! Enrika, pas mbylljes se “The Voice of Albania”, ne te kemi pare tek Summer Fest. Besoj se e ke kaluar shume mire ne Lezhe ndersa ke performuar atje per publikun ne nje skene te hapur? Ke realizuar tashme nje single, sikurse dhe tre finalistet e tjere. Pritet te dale shume shpejt ne tregun muzikor nderkombetar dhe te gjitha keto gjera, vetem per nje vajze 15 vjec, le ta quajme 16 me pak mik, e hame nje muaj. Enrik e dashur, ne vizionet e tua, dhe pse je e vogel une e di qe ti di te me pergjigjesh sakte, ku deshiron te arrish?

Enrika Derza:
Qellimi im, ose deshira qe gjithmone kam pasur, eshte te jem nje kengetare nderkombetare. Pra te kaloj edhe kufijte e Shqiperise. Nese gjithcka shkon mire, mendoj se mund te kem nje shans, ndoshta dhe nga festivalet nderkombetare te me hapet nje rruge e re. Nuk e di, por uroj qe te bej edhe me krenare fansat e mi, miqte e mi dhe kedo tjeter qe me ka mbeshtetur. Ky eshte qellimi, dhe me Universal, nese gjithcka shkon mire, mendoj se do te realizohet.

Albana Osmani: Enrika a ka ndryshuar jeta jote?

Enrika Derza: Po, sigurisht qe ka ndryshuar, sepse ka ndryshuar e perditshmja ime. Tani perkushtohem me shume me kengen, kam me pak kohe per gjerat e tjera, kam evenimente here pas here, njerezit me njohin, eshte dicka e bukur. Sidomos pjesemarrja ne kete moshe eshte shume e bukur.

Albana Osmani: Babi eshte gjithmone prane teje?

Enrika Derza: Po po. Gjithkund shkojme bashke.

Albana Osmani:  Une do te te bej nje krahasim me nje kengetar qe tashme eshte shume i famshem ne arenen nderkombetare. Ndoshta ty s’te pelqen aspak, ai eshte Justin Bieber. Eshte ne moshen tende pak a shume. Ne momentin qe ai spikati si nje supertalent, te gjithe profesionistet i keshilluan te fillonte te studionte ndonje vegel muzikore. Ty ta kane bere kete keshille?

Enrika Derza:  Po realisht. Une kam pasur gjithmone pasion pianon, por ngaqe prinderit e mi nuk kishin kohe te me ndiqnin kur isha e vogel dhe nuk e dinin qe kisha nje talent ne ate kohe, dhe as nuk me shtyne dhe as nuk me lejoan ne nje fare menyre. Dhe une e provova para nje viti, por ndodhi qe me vdiq dhe gjyshja dhe nuk u mora me pas me ate pjese. Ne nje fare menyre mund te jem penduar, por nga ana tjeter di qe pianoja eshte shume e veshtire dhe duhen shume vite vetem per ta pervetesuar sado pak. Ndoshta mund te tentoj me kitaren. Thone qe eshte pak me e lehte.

Albana Osmani: Kenga e re flet per dashurine.

Enrika Derza: Jo, jo, jane mjaftueshem kenget per dashurine.

Albana Osmani: Doja te dija se per cfare flet teksti yt.

Enrika Derza:  Kenga titullohet “Smile”. Flet per nje dite te lumtur, per njerez te lumtur, eshte nje kenge optimiste, nuk ka lidhje me dashurine, por me shoqerine.

Albana Osmani: Ka lidhje me ty?

Enrika Derza:  Po po , normalisht.

Albana Osmani: E dashur, te uroj gjithe te mirat dhe shpresoj te tjera cmime, trofe t’i rendisesh tek dhoma jote. Te puth fort dhe te uroj t’ia kalosh sa mire.

Top Channel