Rita Ora ka frikë nga tualetet “e panjohura”

29/08/2012 18:00

Rita Ora ka arritur të ngjisë shumë shpejt shkallët e karrierës, duke u shndërruar në një zë të zakonshëm në radiot britanike, duke u bashkuar në turin e “Coldplay” apo duke u shndërruar një gjyqtare të “X Factor”.

Megjithatë, këngëtarja me origjinë kosovare zbuloi në shtypin britanik një fobi të çuditshme të sajën, tualetet, prej të cilave frikësohet se mund të dalë diçka ndërsa është ulur.

Si rrjedhoje, ajo perpiqet te shmange sa me shume kryerjen e nevojave ne tualete me te cilat nuk eshte e familjarizuar.

Ndërkohë, “Daily Mail” publikoi të mërkurën fotografi të reja të 21-vjeçares, e cila befasoi për stilin e saj të veshjes, me disa kominoshe shumëngjyrëshe.

Këngëtarja e lindur në Prishtinë, u paraqit me këtë pamje në studiot e “Radio One”, gjatë realizimi të një interviste eksluzive.

Top Channel