10:27 TN "Guximi i nje gruaje" R
11:27 TF "100 vitrinat"
Programi i plote
PUBLICITET
Zjarret, gjendje e jashtëzakonshme
29/08/2012 22:20

Zjarret, gjendje e jashtëzakonshme
Si rezultat i rëndimit të situatës së krijuar nga zjarret që kanë përfshirë disa zona të vendit, Shtabi i Përgjithshëm dhe të gjitha strukturat e Forcave të Armatosura kanë kaluar në gatishmëri të plotë.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi mbrëmjen e së mërkurës se ka vënë në gatishmëri të gjitha forcat dhe mjetet për të përballuar këtë situatë, që e cilëson shumë të rënduar. Në një njoftim zyrtar thuhet se:

“Me urdhër të shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral-major Xhemal Gjunkshi, është ngritur një grup i veçantë, nën drejtimin e zv.shefit të Shtabit të Përgjithshëm për Operacionet, gjeneral brigade Sandër Lleshi, i cili do të menaxhojë në vijimësi situatën emergjente të
Zjarret
krijuar”.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, një situatë e vështirë paraqitet në Qafë Priskë dhe në Malin e Dajtit, ku janë angazhuar 164 forca, 7 mjete dhe një autoambulancë.

Ndërkohë, të enjten, që në orët e para të mëngjesit, për përballimin e situatës së krijuar në Malin e Dajtit dhe në Qafë Priskë do të angazhohen edhe 600 trupa të tjera, një helikopter, disa mjete të tjera transporti dhe autoambulanca të Foracave të Armatosura.

Situatë e rënduar është edhe në Pukë, ku janë rrezikuar edhe disa banesa. Vatra zjarri ka në Kukës, Dibër, Shkodër, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër e Berat. / Top Channel









Lajmet kryesore

Zjarret, gjendje e jashtëzakonshme Krim i trefishtë në familje 
Korçë, burri vret gruan, fëmijën dhe veten. Në Dukagjin plagos nënën dhe vëllanë
Dule në Athinë, takon Venizelos
Gaza, të vdekurit 800
BE zgjeron sanksionet ndaj Rusisë
Gjosha: Statusi, arritja më e madhe
PD: Rama promovon Ndokën
Më të lexuarat
Temat e ditës
Lindja e Mesme, Ukraina, Reforma territoriale, Tragjedia ajrore, Drejtësia, Vrasje, Integrimi, Kriza Financiare, Siria
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.