Shqipëri-Kosovë, kufi “europian”

30/08/2012 00:00

Presidenti Bujar Nishani e nisi vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë me takimin me homologen kosovare Atifete Jahjaga.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, dy presidentët vlerësuan si të shkëlqyer bashkëpunimin mes dy vendeve, ndërkohë që u zotuan për vazhdimësinë e komunikimit jo vetëm mes njerëzve, por dhe atë tregtar.  
Presidentja e Kosovës deklaroi se në takim u  pajtuan qe kufiri ne mes te dy vendeve tona te jete nje kufi europian. kete vit mbaron rruga e kombit dhe kjo te kontribuoje ne kembimin tregtar dhe levizjen. “E falenderova presidentin Nishani per ndihmen e vazhdueshme qe Shqiperia po i jep Kosoves ne te gjitha fushat”, tha Jahjaga.

Ndersa presidenti Nishani u shpreh se në këtë vizite pati mundesine te shohë perparimet e medha te Kosoves. Ai pershendeti vendimin per fundin e pavaresisë se mbikëqyrur.

Ndersa i pyetur per mendimin e tij mbi dialogun Kosovë-Serbi, Nishani deklaroi se Shqipëria do te vazhdoje te mbeshtese te gjitha angazhimet e Kosoves. “Dialogu eshte mjeti efikas me i suksesshem i zgjidhjes se problemeve mes shteteve”, tha Nishani.

Presidenti i Shqipërise ftoi presidenten e Kosovës për një vizitë zyrtare. Ndërsa axhenda e tij vijoi me takimin me kryeministrin Thaci, kryetarin e komunës së Prishtinës Isa Mustafa dhe më pas ka mbajtur një fjalim para deputetëve në një seancë solemne të thirrur me këtë rast.

Duke folur para deputetëve Presidenti Nishani tha se Shqipëria mbështet bisedimet Kosovë-Serbi, për çështje praktike si dy shtete të pavarura dhe sovrane, duke shtuar se: “mbështet edhe vijat e kuqe të Qeverisë së Kosovës”.

Top Channel