Video/ Pamje të rënda, tiktok-erja përplas për vdekje 59-vjeçarin ndërkohë që ishte live në rrjetet sociale
Fyte të prerë, trupa të copëtuar dhe të tjerë të masakruar nga plumbat. Bëhet fjalë për 33 persona që janë vrarë në 48 orët e fundit në shtetin Nuevo Leon të Meksikës.
Në shtetin në kufi me Teksasin po bëhet gjithnjë e më i përgjakshëm konflikti mes Kartelit të Gjirit dhe atij Los Zetas, për kontrollin e narkotrafikut në kryeqytetin Monterrey.
Më herët gjatë muajit qeveria meksikane miratoi një vendim për mobilizimin e 12 mijë ushtarëve dhe 3 mijë agjentëve të policisë federale në 7 shtete të vendit, për të luftuar krimin e organizuar.
Departamentet e Mbrojtjes dhe Sigurisë Kombëtare njoftuan se 600 ushtarët e parë, të mbështetur nga dy helikopterë dhe 20 autoblinda, ishin dërguar në shtetin e Mikoaçanit.
Në tërësi dhuna e lidhur me trafikun e drogës në Meksikë ka shkaktuar rreth 50 mijë viktima që prej vitit 2006, kur presidenti i atëhershëm futi ushtrinë kundër karteleve.
Pavarësisht arrestimit të figurave të spikatura të botës së krimit të vendit latin, situata mbetet e pandryshueshme dhe dhuna e trafikantëve nuk kursen as të miturit.
Top Channel