Tatuazhet e njerëzve të “fiksuar” pas teknologjisë

03/09/2012 11:40

Vetëm fansat më të çmendur pas teknologjisë mund të bëjnë tatuazh logon e kompanisë së tyre të preferuar.

Ky koleksion tatuazhesh të rralla i publikuar në ‘Daily Mail’ tregon djem që kanë shkruar përjetësisht GOOGLE, APPLE apo komandën e X-Box në pjesë të ndryshme të trupit.

Një tatuazh është më mënyra më e mirë për t’i thënë botës se pasioni pas filmave, celularëve dhe video-lojërave nuk është thjesht një fazë kalimtare, por do të jeni gjithmonë i “fiksuar”.

Top Channel