07:00 "Wake-Up"
09:00 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Universitetet private
05/09/2012

Pak javë para se të nisë viti i ri akademik, Ministria e Arsimit ka kërkuar që të gjithe universitetet private të bëjnë publike stafet akademike, të cilët më së shumti janë pjesë edhe e universiteteve publike.

Një pedagog që jep mësim në publik, mund të japë leksione në privat vetëm nëse ka ngarkesë të ulët në publik. Por ky rregull nuk zbatohet më së shumti nga pedagogët dhe universitetet.

"Asnjë pedagog, apo profesor, që punon në Universitetin Publik që jep leksione në Universitetet publike nuk mudn të japë seminare në Universitetet private, nëse nuk merr një leje të posacme nga rektori i Universitetit", thotë Alfred Mullai, drejtor për Arsimin Privat.

Arsimi
Për herë të parë këtë vit, studentet qe duhet te regjistrohen ne institucionet e arsimit te larte privat, duhet te kene dhene edhe provimet me zgjedhje.

"Cdo student që regjistrohet në universitet private duhet të ketë dhënë me sukses provimet e Maturës Shtetërore dhe ato me zgjedhje", tha Mullai.

Drejtori i Arsimit Privat ne Ministrine e Arsimit, tha se ne gjithe vendin numerohen 44 institucione te arsimit te larte nga te cilat 6 jane universitete. Pas skandalit ne universitetin 'Kristal', Inspektoret e Ministrise se Arsimit, kane kryer kontrrolle ne te gjitha institucionet e larta private ku jane verejtur nje sere shkeljesh. / Top Channel







Më shumë nga socialja
Ndryshimi i klimës
Klima po ndryshon dhe Shqipëria është e papërgatitur. Ditët e nxehta e të thata po rriten dhe reshjet e dendura vijojnë për një kohë të gjatë. Ekspertët parashikojnë rritje të temperaturave mesatare vjetore dhe pakësim të reshjeve të shiut.
Festa e Fitër Bajramit, qindra besimtarë në bulevard
Sot, pas 30 ditëve agjërim, lutje, adhurime, besimtarët muslimanë shqiptarë dhe ata në mbarë botën, festojnë Fitër Bajramin.
Raporti i OKB për zhvillimin njerëzor
Në raportin e zhvillimit njerëzor të vitit 2014, Shqipëria renditet e 95-ta ndër 187 vende, ku problematikë mbetet arsimi por edhe zhvillimi i brendshëm kombëtar, i cili është në nivele të ulëta.
Mbështetja e biznesit agropërpunues
Hiqmet Driza, prej 15 vitesh zhvillon biznes në fushën e përpunimit të mishit të shpendëve. Ai është njëri prej përfituesve të skemës mbështetëse të qeverisë në bujqësi, në zonën e Lushnjes, me vlerë 15 milionë lekë.
Aftësia e kufizuar kundër ligjit
Për më shumë se dy orë në temperatura të larta personat me aftësi të kufizuara kanë protestuar para Kryesisë së Kuvendit  duke i kërkuar deputetëve të mos miratojnë projektligjin e përfaqësimit të propozuar nga Ministria e Mirëqenies sociale.


Lajmet kryesore

Universitetet private
Rikthehet normaliteti në Kakavijë
Riparohet defekti i palës greke, rinis qarkullimi
Në kërkim të parave të vjedhura
Arvizu: Kompromis për reformën
Politikanët urojnë besimtarët myslimanë
Nisma globale për viktimat e luftës
Hakerat, sulm faqeve të ministrive
Më të lexuarat
Temat e ditës
Lindja e Mesme, Ukraina, Tragjedia ajrore, Vjedhja e Bankës, Reforma territoriale, Turizmi, Integrimi, Siria
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.