09:00 Lajme e Moti
09:16 Horoskopi
Programi i plote
PUBLICITET
Fier, banorët bllokojnë rrugët
09/09/2012

Fier, banorët bllokojnë rrugët
Dhjetra banorë në fshatin Zharrëz të Fierit bllokuan për më shumë se dy orë rrugën nacionale që lidh këtë qytet me Beratin.

Shkak për këtë lëvizje u bë një lëkundje e tokës që u ndje rreth mesditës. Banorët thonë se lëkundjet vijnë si  pasojë e shpërthimeve nëntokësore të kompanive të naftës. Ata thonë se ky është një veprim i përsëritur dhe për pasojë shtëpite e tyre kanë pësuar dëme të konsiderueshme.

E njëjta situatë ishte edhe në fshatin Sheqishtë. Edhe këtu banorët bllokuan rrugën kryesore dhe nuk lejonin lëvizjen e mjeteve të transportit. Për të qetësuar situatën dhe për të mos lejuar që protestuesit e irrituar të kryenin veprime të dhunshme, kanë mbërritur forca të policisë së Fierit si dhe ato të ndërhyrjes së shpejtë.

Pas më shumë se dy orë banorët u shpërndanë, ndërsa policia shoqëroi disa prej tyre për sqarimin e situatës. Nga ana tjetër në faqen e internetit të Institutit Gjeofizik bëhet e ditur se mesditën e së dielës u shënuan lëkundje 3.2 ballë të shkallës Rihter. Sipas Institutit epiqendra e lëkundjeve ishte në fshatin Mbrostar të Fierit.
/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga Aktualitet
40 vjet nga revolta e Spaçit
Në 40-vjetorin e revoltës në burgun famëkeq të Spaçit, gjatë së cilës pati edhe 4 viktima janë përkujtuar në një simpozium në Akademinë e Shkencave në Tiranë, të gjithë ata që kanë vuajtur në burgjet e diktaturës.
Kufizohet numri i magjistratëve
Studentët e Fakultetit të Drejtësisë i janë drejtuar me një peticion Ministrisë së Drejtësisë në mënyrë që të rishikohet numri i fituesve që do të kenë të drejtë të ndjekin shkollën e Magjistraturës.
Censusi sipas qarqeve
Pas rezultateve të përgjithshme, INSTAT bëri publike të dhënat e Censusit të popullsisë dhe banesave në nivel qarku, të ndara sipas bashkive dhe komunave.
Korçë, i sëmuri mendor mban peng një 25-vjeçar
Një 34-vjeçar me probleme mendore ka goditur dhe mbajtur peng një 25-vjeçar pasi dyshonte se i ngacmonte gruan.
“Muxhahedinët”, Teherani paralajmëron Tiranën
Strehimi i 14 anëtarëve të organizatës së muxhahedinëve në Shqipëri nuk është pritur aq mirë nga autoritetet e Iranit. Teherani ka paralajmëruar Tiranën zyrtare se pranimi i 14 prej 210 anëtarëve të organizatës Mojahedin-e-Khalq, ose siç njihet ndryshe me emrin muxhahedinët e popullit iranian, do të kërcënojë sigurinë kombëtare të vendit tonë.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.