12:00 Lajme e Moti
15:00 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Këtë vit ndryshojnë programet e 9-vjeçares
10/09/2012

Këtë vit ndryshojnë programet e 9-vjeçares
Çelet viti i ri shkollor dhe për herë të parë në banka do të ulen rreth 36 mijë nxënës në të gjithë vendin.

Janë 579 mijë nxënës të sistemit parauniversitar dhe fëmijë kopshtesh që do të nisin të hënën vitin e ri shkollor 2012 – 2013. Sipas statistikave të Ministrisë së Arsimit, 36 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës për të nisur rrugën e gjatë të dijes dhe 75 mijë fëmijë u drejtohen kopshteve.

Këtë vit, një pjesë e mirë e shkollave të Tiranës kanë mbaruar meremetimet dhe restaurimet. Të tjera presin mbylljen e proceseve
Arsimi
tenderuese për t’u ringritur nga e para apo për t’u pajisur me infrastrukturë të nevojshme.

Risia e këtij viti shkollor do të jenë ndryshimet e kurrikulave apo programeve të sistemit bazë 9-vjeçar. Ndryshimi është konfirmuar dje nga ministri i Arsimit dhe i Shkencës, Myqerem Tafaj në fjalën e tij përshëndetëse për të gjithë nxënësit në mbarë vendin.

Ndryshimet

Këtë vit do të nisë diskutimi i madh për ndryshimet në kurrikulat e arsimit 9-vjeçar. Debati, sugjerimet dhe ndryshimet do të diskutohen mbi bazë të gjerë ndërkohë që në thelb të ndryshimeve do të jetë gjuha shqipe.

Sivjet e fillojmë këtë vit shkollor të përfshirë në entuziazmin e festimit të 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

Në këtë vit shkollor reforma në përmbajtje e programeve, planeve mësimore dhe gjithë kurrikulës së arsimit 9-vjeçar do të jetë një diskutim i madh që do të shtrihet në çdo shkollë e ku do të marrin pjesë gjerësisht mësues, nxënës e prindër. Në thelb të kurrikulës së arsimit bazë qëndrojnë kompetencat themelore të të nxënit, ndër të cilat zotërimi në nivel të lartë i gjuhës shqipe është kryesorja. E gjithë paketa e re kurrikulare do të fillojë të zbatohet në vitin shkollor 2013-‘14.

Shkolla jonë fillon vitin e ri shkollor me një ligj të ri për sistemin arsimor parauniversitar. Ky ligj tepër bashkëkohor dhe modern ka në qendër dhe vihet në funksion të realizimit të interesave të nxënësve, të kompetencave, shprehive dhe aftësive të tyre, të cilat do t’i shërbejnë formimit të tyre si qytetarë të një shoqërie të lirë dhe demokratike, si dhe rritjes së shanseve për punësim, karrierë dhe, në tërësi, për një jetë më të mirë”, tha ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqyerem Tafaj.


/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga socialja
Nëna i kërkon falje fëmijëve nga burgu
Enkelejda Topi është një zonjë 38-vjeçare e cila vuan dënimin në burgun  e grave 325.
Në tokën e errësirës
Të jetosh mes vështirësive, herë pa rruge, herë pa ujë, here mes problemeve ekonomike, duket se në disa zona është kthyer në një realitet me të cilin banorët ndeshen çdo ditë.
Fëmijët që punojnë në miniera
Plot 200 fëmijë të moshës 5 deri në 11 vjeç, janë punëtorë në miniera dhe kantiere ndërtimi. Kjo ushtri fëmijësh punon dhe gërmon çdo ditë në miniera, për t’i bërë ballë urisë së përditshme, duke rrezikuar çdo ditë edhe jetën.
Operacioni i tiroideve i dëmton zërin
Statistikat tregojnë se në SHBA, gabimet mjekësore shkaktojnë nga 44 deri në 98 mijë vdekje në vit. Përcaktimi i tyre ka krijuar shumë debate dhe diskutime, pasi ka shumë gabime, nga ato më të të voglat e deri tek më të rëndat.
Gabimi mjekësor: Kimioterapi për një infeksion
Një 21-vjeçare nga Vlora u diagnostikua para 4 vitesh me një tumor të pashërueshëm. Të dëshpëruar, familjarët vendosën që të lejonin trajtimin e saj me kimioterapi dhe mjekime të fuqishme, për t’i zgjatur jetën me disa muaj.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.