Në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” kanë filluar të vijnë delegacionet nga shumë vende të botës.
Me rastin e përmbylljes të mbikqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, delegacionet po priten me nderime shtetërore nga Garda Ceremoniale e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ministri i Jashtem Enver Hoxhaj.Për të gjithë të ftuarit Qeveria e Kosovës ka parashikuar edhe dhurata. Ata do të marrin nga një pajisje për mbushjen e aparateve me rreze diellore.Pajisja është shpikur nga shqiptari Kushtrim Xhakli, dhe kjo dhuratë për këtë ditë ka simbolikën që ata të pavarësohen nga energjia elektrike.
Gjatë pasdites së sotme Grupi Ndërkombëtar Drejtues do të mblidhet në Prishtinë për të marrë vendimin përfundimtar, përmes së cilit Kosova nuk do të ketë më mbikqyrje të pavarësisë.Pas kësaj do të ketë edhe një seancë solemne në Kuvendin e Kosovës, ku përveç drejtuesve të shtetit të Kosovës, kryeministrit Hashim Thaçi dhe presidentes Atifete Jahjaga, fjalë rasti do të mbajë edhe Martti Ahtisaari, e të tjerë që ishin të përfshirë në negociatat e Vienës.Aktivitetet shtetërore me rastin e përmbylljes së mbikëqyrjes do të vazhdojnë edhe ditën e martë. / Top Channel
Kosova mban Lutjet e Mëngjesit Kosova, për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë më 2008, do të jetë mikpritëse e qindra të ftuarve nga mbarë bota.
PDK dhe AAK: Asnjë të fshehtë me financimet Kryetari i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci dhe deputeti i AAK-së, Burim Ramadani kanë reaguar pas publikimit të raportit për financimin e partive politike nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike.
Kosovë, nga e mërkura stop duhanit Duke filluar nga kjo e mërkurrë në Kosovë ndalohet pirja e duhanit në të gjitha hapsirat publike. Pra, më 22 të këtij muaji ka hyrë në fuqi ligji i ri mbi kontrollin e duhanit dhe ligj i ri për shëndetësinë, që për drejtuesit e Ministrisë së Shëndetësisë llogaritet të jetë si hapi më i rëndësishëm i ndërmarrë drejt reformës në këtë sektor.
AKI, “jo punësimit të agjentëve serbë” Anëtarë të komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencën kanë përjashtuar në mënyrë kategorike çdo mundësi që personat të cilët u takojnë strukturave inteligjente të Serbisë, që funksionojnë edhe në veri të Kosovës, të mund të përfshihen në AKI.
Thaçi, Ashton e Daçiç ritakohen për marrëveshjen
Takimi i Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, me homologun e tij
serbi, Ivica Daçiç dhe përfaqësuesen e lartë për Politikë të Jashtme e
Siguri të BE-së, Catherine Ashton, rinisi sot rreth mesdites.