15:29 TN "Dashuri ne Manhattan"
16:04 TF "100 vitrinat"
Programi i plote
PUBLICITET
Gjimnazistët, nismë për ricikilimin e mbetjeve
10/09/2012

Gjimnazistët, nismë për ricikilimin e mbetjeve
Mbledhja e mbeturinave dhe ndarja e tyre sipas sistemit ekologjik, është nisma më e re që kanë ndërmarrë gjatë kësaj fundjave, nxënësit e gjimnazit "Sami Frashëri" në Tiranë.

Të ndikuar nga lëvizja e re e mësuesve gjermanë për përdorimin e koshave të veçantë për cdo lloj mbetjeje, edhe klasat e tjera të gjimnazit "Sami Frashëri" janë shprehur ë gatshëm ta aplikojnë këtë lëvizje por problem mbeten fondet për blerjen e koshave për të gjitha klasat. Për këtë arsye, të rinjtë u kanë kërkuar ndihmë qytetarëve të Tiranës.

Në mënyrë simbolike përmes një statuje të madhe e krijuar me shishe të vogla plastike e vendosur në rrugën pedonalja të rinjtë kërkuan që edhe qytetarët të solidarizohen me nismën e tyre për funksionimin e shkollës në mënyrë evropiane.

Sipas gjimnazistëve, shishet e vogla plastike mund të duken të parëndësishme, por dëmi që ato shkaktojnë si mbetje të padekompozueshme është shumë i madh.

Pas mbledhjes së fondeve, statuja do të çmontohet dhe shishet do të dërgohen për riciklim në një fabrikë riciklimi në afërsi të Tiranës.
/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga socialja
Mësuesit peticion Tafaj: Nuk studiojmë në “pleqëri”
Mësuesit e ciklit fillor nuk pranojnë të zbatojnë urdhrin e ministrit të Arsimit, për të ndjekur studimet e ciklit të dytë.
Shtyllasi i Fierit, vendi i internimit të përjetshëm
Edhe pse kane kaluar plot 22 vjet nga rënia e diktatures në Shqiperi, ka ende njerëz që jetojne mes maktheve të asaj kohe.
Sigurimet e punës së emigrantëve
Madrid Maliqati, një ish-emigrant në Itali, sot 69 vjeç, ka nisur të protestojë i vetëm përpara dyerve të ambasadës italiane në Tiranë, duke kërkuar kontributet e derdhura gjatë kohës që ka punuar në Bolzano të Italisë.
Institucionet shkelin ligjin
Institucionet shteterore kane shkelur te paret ligjin per punesimin e personave me aftesi te kufizuara. Ligji nr. 7995 per nxitjen e punesimit ka te percaktuar ne nenin 15 te tij se per çdo 24 persona te punesuar, nje duhet t’i perkase personave me aftesi te kufizuara.
Nëna i kërkon falje fëmijëve nga burgu
Enkelejda Topi është një zonjë 38-vjeçare e cila vuan dënimin në burgun  e grave 325.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.