Kinë, mister fati i presidentit të ardhshëm

10/09/2012 21:55

Hije misteri kanë rënë mbi fatin e Xi Jinping, personi që konsiderohet si presidenti i ardhshëm i Kinës.

Kjo, pasi Jinping nuk shfaqet në publik që nga fillimi i muajit dhe sipas zërave të ndryshëm, ai ose mund të jetë i sëmurë, ose mund të ketë mbetur i plagosur në ndonjë aksident.

Dyshimet dhe pikëpyetjet ushqehen edhe nga deklarata e zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme kineze, Hong Lei, që sot deklaroi se nuk kishte asnjë lajm me rëndësi lidhur me këtë çështje.

I zhdukur rezulton edhe një tjetër figurë e rëndësishme politike, He Guoqiang, i zili ka humbur kontaktet prej disa ditësh dhe në mediat kineze për të nuk thuhet asgjë.

Gjithësesi, anomalia bie më shumë mbi Jinping, pasi nuk është normale që një person i konsideruar si presidenti i ardhshëm i superfuqisë aziatike të zhduket për një kohë jo të shkurtër.

Top Channel