00:50 Lidhje Direkte me shtepine e BB7
02:00 "Fiks Fare" R
Programi i plote
PUBLICITET
'Albpetrol', Haxhinasto: Po verifikojmë dokumentat
11/09/2012

Ministri i Ekonomisë Edmond Haxhinasto deklaroi se ofertuesve në ankandin për 'Albpetrol' po ju kontrollohet gjithe dokumentacioni.

Shume shpejt do shpallet edhe nje vendim ne lidhje me kete ankand. Pas ofertes prej 850 milione euro paraqitur, ne kete ankand si oferta me e madhe, shume pak informacione jane dhene zyrtarisht. Asnje qendrim apo sqarim per te rritur transparencen e ketij procesi.

"Nuk duhet të merremi me përfolje. Duhet të shikojmë, të ndjekim procesin, i cili është krejtësisht ligjor, krejtësisht transparent. Ju keni parë që janë administruar ofertat e dhëna nga kompanitë. Eshtë periudhë verifikimi dokumentacionesh dhe shumë shpejt do të kemi vendimin përfundimtar të Komisionit përsa i takon ofertave që janë paraqitur për privatizimin e Albpetrolit", tha Haxhinasto.

Haxhinasto i beri keto deklarata ndersa po inspektonte hidrocentralin e Ashtes ne Shkoder qe pritet te nise pune me kapacitet te plote javen qe vjen. Duke folur per energjine dhe hidrocentralet, Haxhinasto tha se situata hidrike eshte e kenaqshme.


/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga ekonomia
Andis Harasani: Bizneset kanë një të ardhme pas riskut të falimentit
Andis Harasani, zotërues i kompanisë i Eagle HVAC me  seli në Bruklin të Nju Jorkut dhe ish deputet i Parlamentit shqiptar, i këshillon pronarët e bizneseve të mos druhen nga rreziku.
BSH: Rikthehet optimizmi në ekonomi
Banka e Shqipërisë deklaron se muajt e parë të vitit kanë shënuar një rritje të fortë të optimizmit në ekonomi.
Ahmetaj, në krye të vizitës në Rumani
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj kryesoi vizitën e delegacionit shqiptar në Bukuresht. Ndër takimet e zhvilluara gjatë dy ditëve të qëndrimit në Rumani ishte edhe takimi me kryeministrin Victor Ponta.
Forumi ekonomik i Kroacisë
Nga forumi Brown në Kroaci, ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri kërkoi mbështetjen e Bashkimit Europian për degëzimin e gazsjellësit Trans Adriatik me atë Jon-Adriatik, çka sipas ministrit do të shtonte shanset dhe mundësitë e vendit në tregun rajonal dhe më gjerë.
Nafta, çmimi më i lartë në Europë
Ndonëse kanë të ardhurat më të ulta në Europë, shqiptarët e paguajnë karburantin më shtrenjtë, jo vetëm se fqinjët e tyre, por edhe se qytetarët e ekonomive të zhvilluara.


Lajmet kryesore

'Albpetrol', Haxhinasto: Po verifikojmë dokumentat Të gjithë kritikojnë Gjyqësorin
Zaganjori: Zvarritje, vendime të padrejta… Naço: Gjyqtarët, jo sipas humorit të KLD
“Të shqyrtohen 100 vendime gjyqësore”
Balla: Deklaratën e dështoi Berisha
Rreziku i rikthimit të vizave
BSH: Rikthehet optimizmi në ekonomi
Sërish tritol në komisariatin e Fushë Krujës
Më të lexuarat
Temat e ditës
Ukraina, Akuzat për ushtrinë, Statusi, Irani, Reforma territoriale, Turizmi
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.