07:28 Serial "Rregullat e Lojes" R
09:00 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Tatuazhi i ri i Chris Brown, fytyra e Rihanna-s së rrahur
11/09/2012

Tatuazhi i ri i Chris Brown, fytyra e Rihanna-s së rrahur
Gjatë një shfaqje në Las Vegas muajin e kaluar, këngëtari Chris Brown u kujdes që objektivat e aparateve të shumtë të pranishëm të kapinin tatuazhin e tij të ri në qafë; fytyra e një femre të rrahur.

Në tatuazhin e këngëtarit 23-vjeçar shihet fytyra e një femra të rrahur, sy të nxirë e buzë të çara. Koinçidencë apo me qëllim, imazhi në anën e djathtë të Chris Brown ngjason me pamjen e Rihanna-s në vitin 2009. Por vetë këngëtari e ka mohuar këtë duke thënë se bëhet fjalë për imazhin e një femre çfarëdo.

Këngëtarja nga Barbadosi dhe Brown ishin bashkë në atë kohë deri në momentin kur ky e rrahu aq keq sa 24-vjeçarja u detyrua të shtrohej në spital për të mjekuar plagët e shkaktuara në fytyrë nga goditjet e marra.




Që prej asaj dite, çifti u nda. Me kalimin e viteve Rihanna la pas plagët, por jo ndjenjat për ish-in e saj. Në një intervistë për Oprah Winfrey, ajo do të fliste për ndjenja të shumfishta kundrejt Brown dhe në një moment nuk nguroi ta quante si “dashuria e jetës së saj”.

Afrimi mes të dyve u pa edhe në MTV VideoMusic Awards kur mes dy këngëtarëve u shkëmbye edhe një puthje, por jo si dy miq të mirë.



/ Top Channel







Më shumë nga gossip
“Hot pink” Rihanna
Të dielën u ngjit në skenë për turin e saj “Monster” së bashkue me Eminem, ndërkoëh që të hënën në mbrëmje Rihanna mahniti rrugët e Nju Jorkut duke treguar mjeshtërisht këmbët e saj të gjata.
Pushimet e gjata të Kim
Kim Kardashian u është rikthyer plazheve të Meksikës për të kaluar të tjera ditë pushimi dhe këtë e tregoi me anë të fotove të postuara në rrjetet sociale.
Itali, ministrja e Arsimit, topless në plazh
E përjavshmja italiane “Chi” ka botuar foto ekskluzive  të ministres së Arsimit, Stefania Gianni “topless” duke shijuar pushimet dhe rrezet e diellit.
Kjo është mami jonë!!!
Fëmijët e Heidi Klum u ndalën përpara një reklame që ndodhej në rrugë duke shijuar mamanë e tyre. Modelja ka pushtuar billbordet me reklamën për projektin më të ri “Runway”, reality i përzgjedhjes së modeleve në Nju Jork.
Djali i Jackie Chan arrestohet për përdorim marijuane
I biri i yllit të kung fu-së Jackie Chan është arrestuar në Pekin nën dyshimin e përdorimit të lëndëve narkotike. Jaycee Chan, 32 vjeç, u ndalua bashkë me aktorin tajvanez Kai Ko dhe disa persona të tjerë. Ata rezultuan pozitivë pasi në kampionet e urinës iu gjetën gjurmë marijuane.


Lajmet kryesore

Tatuazhi i ri i Chris Brown, fytyra e Rihanna-s së rrahur ISIS ekzekuton reporterin amerikan
Hakmarrja e militantëve kundër bombardimeve amerikane, video-mesazh për Obamën
Agron Cane në burg pa afat
PD: Reagim ndaj skandalit të Sarandës
Martanesh, humbin jetën 2 minatorë
Kosovë, përballja në Kushtetuese
Ministria, padi ndaj “Kristal”
Më të lexuarat
Temat e ditës
Ukraina, Turizmi, Lindja e Mesme, Arsimi, Siria, Vjedhja e Bankës
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.