12:18 Film "Adhuruesit"
14:07 SELECT
Programi i plote
PUBLICITET
Berisha: Tregtia është rritur
12/09/2012

Kryeministri Sali Berisha iu referua deklaratave të dorëzuara nga tregtaret për të dhënë lajmin se tregtia në Shqipëri është rritur me 25.6 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

Per Kryeministrin, ky tregues, të cilin tregtarët nuk janë të interesuar ta deklarojnë më shumë sesa realitetin, është dëshmi e rritjes së fuqisë blerëse në vend, në një kohë kur kriza ekonomike europiane vazhdon të jetë kërcënuese.

“Nese kemi parasysh se tregtia eshte edhe gjaku i ekonomise, atehere, qarkullimi i gjakut te ekonomise shqiptare eshte ne forme te mire. Pra mund t’ju them se tregtia njeh nje rritje edhe mbi parashikimet. Kjo rritje deshmon nje rritje
Tregtia njeh nje rritje edhe mbi parashikimet. Kjo rritje deshmon nje rritje te qarte te fuqise blerese ne kete vend

Sali Berisha
te qarte te fuqise blerese ne kete vend”, tha Berisha.

Por kryeministri Berisha tha se ishte i vetëdijshëm se megjithë rritjen e tregtisë, në vend ka ende qytetarë në nevojë.

Megjithatë, sipas Kryeministrit Berisha, Qeveria po vazhdon te tregohet me e ndershme me qytetaret e saj, sesa kreu i opozites Edi Rama, i cili po viziton keto dite biznese te ndryshme, duke vene ne pah veshtiresite e tyre.

“Dua t'i them kryetarit të Partisë Socialiste, se më është dukur i ngratë, kur shkonte tek dyqanet e deputetëve të PS-së në Durrës. Te pakten te zgjidhte biznese te tjera. Une nuk them se nuk ka njerez qe nuk kane para per te blere, ka. Nuk them se nuk ekzistojne lista, ekzitojne. Por ju them se ne po bëjmë gjithçka për punësimin e qytetareve. Në Shqipëri nuk ka rritje të papunësisë në këtë kohë. Në Shqipëri ka rënie progresive të papunësisë, pra ka krijim të vendeve të punës”, tha Berisha.

Duke iu referuar uljes se tarifes se biznesit per mbajtjen e kasave fiskale nga 9600 leke ne 4 mije leke, Kryeministri Berisha vuri ne dukje ato qe i quajti premtime boshe te kreut te opozitës.

“Ne nuk bëjmë premtime boshe. Ne ato qe premtojmë i bëjmë. Se te dalesh para biznesmenit të Partisë dhe të thuash se unë do të të heq taksën dhe pas një minute të thuash nuk do te paguash kaq shume, por do paguash me pak, këto janë dy gjëra te ndryshme”, tha Berisha.
/ Top Channel



Facebook
Sondazh

Si mendoni, tregtia shqiptare


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...


Më shumë nga ekonomia
Bonot, tjetër minimum historik
Interesat e bonove të thesarit kanë cekur një tjetër minimum historik. Në ankandin e fundit të Bankës së Shqipërisë, bonot njëvjeçare, letra me vlerë përmes të cilave qeveria merr borxh në tregun e brendshëm, u tregtuan me interes 5.9%.
Interesat e bonove në minimum historik
Interesat e bonove të thesarit kanë cekur një tjetër minimum historik. Në ankandin e fundit të Bankës së Shqipërisë, bonot njëvjeçare, letra me vlerë përmes të cilave Qeveria merr borxh në tregun e brendshëm, u tregtuan me interes 5.9 për qind.
Qeveria anashkalon Parlamentin
Qeveria ka vendosur të anashkalojë Parlamentin në koncesionin e shumëpërfolur për markimin e karburanteve.
58% e biznesit: Klima jo e favorshme
Dhoma amerikane e Tregtisë ka publikuar Indeksin vjetor të Biznesit, përmes të cilit mat perceptimin e anëtarëve të dhomës për klimën e biznesit në Shqipëri. Për 2012-ën ai është 40,48 nga 100, me një tendencë në rënie për këtë vit.
Qeveria shlyen borxhet e “Kurum”
Qeveria ka miratuar një vendim në mbledhjen e radhës, përmes të cilit pranon t’i shlyejë kompanisë “Kurum” 3.4 miliardë lekë detyrime të prapambetura në formën e tatimit mbi vlerën e shtuar.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.