Miell kundër makinës së Berishës

13/09/2012 00:00

Ish të përndjekurit politikë kanë përshkallëzuar protestat e tyre të cilat janë intensifikuar shumë muajt e fundit.

Këtë radhë, ata kanë përzgjedhur si objektiv automjetin e Kryeministrit të vendit. Përpara se të hynte ne Parlament për të marrë pjesë ne seancen plenare, makina e Kryeministrit eshte qelluar me disa qese mielli. Policia shoqeroi dy ish-te perndjekurit si autore te ketij incidenti, Skender Tufa dhe Agim Kollçaku. Sipas dy ish-te burgosurve, ky ishte nje akt per te kujtuar, se kreu i Qeverise i ka lene ne gjendje te mjerueshme. Ata i kane bere thirrje, te gjithe te papuneve, pensionisteve dhe ish-te perndjekurve të protestojnë çdo të enjte perpara selise se Parlamentit.

“Te gjithe shtresat shoqerore qe jane ne nevoje dhe qe jane te sforcuara nga ky shtet, te dalin dhe te kerkojne te drejtat e munguara. Protesta jone e sotme ishte nje ze i ndergjegjjes mbareqytetare sepse ne sot kemi vepruar si qytetare. Neqoftese ngreme zerin ne si qytetare, ne ia tregojme vendin atij qe po na shet si bageti”, thote Skender Tufa, ish i perndjekur politik.

“Kryeministri na ka lene pa buke, pa pune, pa marre leket e burgut. Ne dolem ne nje revolte te vogel dhe gjuajtem me miell Kryeministrin qe te kujtohet qe ne jemi akoma gjalle. Nuk kam patur frike Enver Hoxhen dhe nuk do te kemi frike edhe tani qe gjithe te kuqte jane me poste”,  thote Agim Kollcaku, ish i perndjekur politik.

Edhe me pare ish te perndjekurit politike kane reaguar ndaj deputeteve te mazhorances, edhe ne menyre te dhunshme, ne shenjë proteste ndaj atij qe ata e kanë cilësuar si persekutimin e dytë.

 

Top Channel