12:23 Serial "Misione te Fshehta" R
14:00 TN "Guximi i nje gruaje"
Programi i plote
PUBLICITET
Troket kriza energjetike
13/09/2012

Top Channel ka mësuar se para pak ditësh kompania CEZ i është drejtuar Entit Rregullator të Energjisë përmes një letre zyrtare, ku i bën të ditur se nuk mund të përmbush dot më detyrimin ligjor për të imortuar energji.

Në letër kompania ceke i shpjegon Entit se ndodhet në gjendje të vështirë financiare dhe se nuk ka para për të blerë energji nga jashtë. Lajmi konfirmohet edhe nga burime zyrtare brenda entit. Por kjo letër është vetëm maja e ajsbergut e krizës së rëndë që po përfshin sektorin energjetik, tashmë jo më vetëm financiare, por edhe krizë prodhimi.

Ndërprerja e importeve nga CEZ, po shteron me shpejtësi rezervën hidrike të vendit, pasi për të mos lejuar ndërprerjet e energjisë qeveria po detyron keshin që të furnizojë të gjithë sasinë e energjisë që konsumohet. Sipas të dhënave zyrtare në vetëm dy muaj, niveli i ujit në liqenin e Fierzës ka rënë me mbi 20 metra dhe po shkon drejt pikës kritike.

Aktualisht niveli i ujit në basen ndodhet poshtë 270 metra dhe bie cdo ditë nga 50 centimetër. Nëse kjo situatë vazhdon edhe për pak kohë prodhimi vendas rrezikohet seriozisht. Ekspertët i thonë Top Channel se vendi po shkon me shpejtësi drejt një krizë të rëndë energjetike dhe tashmë alarmi ka mbërritur edhe në qeveri.

Një ditë më parë është zhvilluar një mbledhje urgjente mes Kryeministrit dhe drejtuesve të sektorit energjetik të vendit, ku janë diskutuar një sërë skenarësh, madje edhe nga ata që kohë më parë ishte vështirë për t'u imagjinuar. Por zgjidhjet nuk duken të shumta. Për të evituar krizën të paktën derisa të nisin reshjet, Shqipërisë i duhet ti rikthehet importeve masive të energjisë dhe ekspertët llogarisin se kjo do të kërkojë mesatarisht 15 deri në 20 milionë euro në muaj, para që buxheti nuk i ka.

Por edhe nëse qeveria do rrisë borxhin duke detyruar KESH-in që të nisë importet, sërish mbetet për t'u zgjidhur problemi i CEZ. Ligji parashikon se në rast se kompania ceke nuk plotëson detyrimin ligjor për të importuar energji, Enti Rregullator është i detyruar të ndërmarrë sanksione, fillimisht me gjobë dhe më pas nëse situata nuk ndryshon ligji parashikon masa të tjera më të rënda, që e vënë sektorin energjetik përballë disa skenarëve të rrezikshëm, jo vetëm për të por për gjithë ekonominë e vendit.

Reagon kompania CEZ



Kompania CEZ pranon se nuk ka kryer importin e detyruar gjatë kësaj periudhe duke dhënë dhe arsyet. Në një reagim zyrtar CEZ thotë se gjatë muajit gusht ajo e kontraktoi të gjithë energjinë e nevojshme, por një nga kompanitë e kontraktuara nuk arriti të përmbushte kontratën duke e furnizuar CEZ me më pak energji nga sa ishte rënë dakor.

Arsyeja e dytë, sipas CEZ se pse nuk është importuar sasia e detyruar e energjisë lidhet me një gjobë, sipas CEZ të padrejtë që kjo kompani ka marrë nga tatimet. "Nga ky moment-thotë CEZ- te gjitha te ardhurat u perdoren vetem per pagesen e principalit te kesaj gjobe, ne menyre qe te kishim mundesi te ankimoheshim ndaj kesaj gjobe te padrejte. Per kete arsye nje nga kompanite u terhoq nga levrimi i importit. CEZ thotë se pas këtyre ngjarjeve blerja e importeve u bë edhe më e vështirë.

"Ne fund te muajit gusht CEZ Shperndarje zhvilloi nje tender per te blere energji per muajin shtator. Te gjitha kompanite  qe moren pjese kerkuan kushte te cilat per ne ishin te pamundura per t'u plotesuar. Ne kete menyre u be e pamundur levrimi i energjise per muajin shtator' përfundon CEZ.
 

/ Top Channel







Më shumë nga ekonomia
Gjiknuri: Presion për çmimin e energjisë
Ministri i Energjitikës, Damian Gjinkuri pranoi se qeveria është nën presion nga ndërkombëtarët për të rritur çmimin e energjisë elektrike.
Mbështetja e prodhimit bujqësor
Sipas qeverisë, skema e re e subvencioneve në bujqësi që mbështet në masën 15% produktin përfundimtar pas dorëzimit në pikat e grumbullimit, synon formalizimin e sektorit dhe krijimin e fermave të përbashkëta.
Mbështetja e agro-përpunimit
Nga 14 mijë aplikime, 1700 është numri i fermerëve, që kanë përfituar nga fondi i qeverisë për subvencionet në bujqësi, e që në total kap shifrën e 1,7 mld lekëve.
HEC-et, fillon anulimi për 30 leje
Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri ka firmosur anulimin e konçesionit për 30 hidrocentrale të tjera, në të cilat janë konstatuar mangësi ligjore dhe mosrespektim i kontratave.
FMN: Rritje e qendrueshme ekonomike
Viti që po mbyllet dhe dy vitet e tjera në vazhdim parashikohen me rritje të qendrueshme progresive të ekonomisë shqiptare.


Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.