Akti për banesat, e majta kundër

13/09/2012 00:00

E majta, ajo në opozitë dhe ajo në Qeveri nuk voton Aktin Normativ për
banesat. Lëvizja Socialiste për Integrim mban sërish një qëndrim të
kundërt me mazhorancën, këtë herë në Kuvendin e Shqipërisë përsa i
përket Aktit Normativ që detyron lirimin e banesave për ish-pronarët.

Deputeti i LSI-se Lefter Koka eshte shprehur parimisht pro inisiatives se shumices, por ka kerkuar shtyrjen e saj si menyra e vetme per te gjetur nje zgjidhje konsensuale.

“Me duket se jane ndertuar mbi 1 mije banesa sociale. Nese keto 1 mije banesa do te ishin dhene do te kishim rehabilituar dy shtresa sociale, te pastrehet dhe ish-pronaret. Nuk eshte merite vetem te ndertosh, merite eshte edhe si do t’i ndash keto banesa. Mendoj jemi te shpejtuar per te marre nje vendim sot me kete Akt Normativ. Une besoj se duhet nje diskutim me i gjere dhe me i specializuar, ndaj dhe grupi i Levizjes Socialiste per Integrim mendon se ky Akt te shtyhet ne nje seance tjeter parlamentare”, tha Koka.

“Ju thoni qe njerzillek eshte ai qe shpallet ju dje me protesta. Po ke nxorret ne proteste? I pashe, familjen e Luan Babametos, ish-minister, familjen e Rahman Makut, ish-minister, familjen e Petro Dodes, ish-kryetar i Planit te Shtetit, familjen e Prokop Murres, ish-minister, familjen e Skender Kosoves, hierark i sigurimit, familjen e Sotir Kocollarit, ne Bashkimet Profesionale, familjen e Kristo Themelkos, Reshat Hysit, ish-drejtor i Sigurimit te Shtetit, familjen e Koco Priftit, familjen e Aleks Vendit, familjen e Pilo Peristerit, familjen e Vasil Nathanailit, ish-minister qe rri ne shtepine e Jorgo Kllakit, diteziut qe rri ne Korce”, tha ministri Sokol Olldashi.

Nderkohe gjate seances debatet kane qene te forta, ku socialistet kane mbajtur te njejtin pozicion, si ne Komisionin e Ligjeve duke kundershtuar aktin normativ te njeanshem sipas tyre e permes te cilit mbeten rrugeve qindra qytetare.

“Ish-pronarët nuk e gëzojnë pronën, se të jesh qytatar i ndershëm në këtë vend, të të jetë njohur prona, nuk e merr dot sepse e marrin pushtetarët. Të kesh një pronë në bregdet nuk e merr dot, sepse e marrin pushtetarët dhe sekserët. Edhe po të jesh gjykatës nuk e merr dot, sepse të hedhin në erë me bombë në mes të rrugës. Pushtetarët i pengojnë pronarët me gjykatat dhe kur hidhen ato goglat, zgjidhen vetëm ato të Jozefinës”, deklaroi deputeti socialist Sajmir Tahiri.

Ne perfundim Akti Normativ eshte miratuar nga mazhoranca qe ka patur vetem 67 vota pro, nderkohe 4 deputete abstenuan jane tre deputetet e Levizjes Socialiste per Integrim dhe Kastriot Islami, nderkohe socialistet nuk moren pjese ne votim. Abstenimi per Aktin Normativ eshte rasti i fundit i ferkimeve mes LSI dhe PD, kur vetem javet e fundit ka patur disa sinjale siç ishte deshtimi i mbledhjes se Keshillit Bashkiak apo deklaratat e kunderta me Kryeministrin Berisha, te ministrit te Jashtem Panariti.

Top Channel