Fëmijët, bashkëshortja, të afërmit dhe kolegët e tij i dhanë lamtumiren e fundit kryekomisar Adem Tahirajt në një ceremoni në varrezat e dëshmorëve.

Kryekomisari prehet në banesën e fundit në kah të dëshmorëve të tjerë, për një Shqipëri më të sigurtë. Më herët, në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë, mbi arkivolin me trupin e kryekomisarit u bënë homazhe nga miq, kolegë dhe autoritetet shtetërore më të larta të vendit.

Kryeministri Berisha ka premtuar drejtesi dhe vendosje të ligjit për të gjithë ata që guxojnë të qëllojne mbi uniformat blu.

“I siguroj ata për mbështetjen më të plotë e të vendosur të qeverisë, se me forcën e ligjit do të ndëshkojmë krimin dhe kriminelët, aty ku ndodhen, në mënyrën më të vendosur. Një vrasës i përsëritur goditi kryekomisarin. Drejtësia do të thotë fjalën e saj dhe do të hetohet çdo element i këtij akti të shëmtuar”, deklaroi kryeministri Berisha.

Por ndërsa kryeministri i vendit nuk bëri komente në lidhje me lirimin e vrasësit nga drejtësia, kreu i opozitës, i shoqëruar nga një pjesë e madhe e deputetëve të Parlamentit, pas vizitës dhe takimit me familjarët e të ndjerit, ishte më i drejtpërdrejtë në akuzat e tij ndaj gjyqësorit dhe qeverisë.

Në një reagim në Twitter, Rama u shpreh se: “Rivendosja e rendit dhe sigurisë është bërë domosdoshmëria jetike e kohës dhe prioriteti ynë parësor me largimin e këtij pushteti të kalbur.

Rama shkruan gjithashtu se: “Yryshi që ka marrë krimi në Shqipëri është pjellë e këtij politizimi korrupsioni e paaftësie dhe e gjykatave të kthyera në falëse kriminelesh”.

Kreu i opozitës e mbyll përshtypjen e tij në mortin e kryekomisar Tahirajt me shprehjen se: “Nga oborri i mbushur me uniforma blu të mbetet ndjesia e hidhur e policisë së tradhëtuar nga një drejtim i politizuar, i korruptuar e i paaftë”.

Më herët në mëngjes, presidenti i Republikës Bujar Nishani ngushëlloi familjen e kryekomisar Adem Tahirajt, duke e cilësuar vrasjen si “një akt të rëndë”.

Në ceremoni morën pjesë edhe kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, e cila dënoi aktin e rëndë. Qëndrim të njëjtë mbajtën pas kësaj vizite edhe Fryma e Re Demokratike, që ngushëlloi familjarët dhe kritikoi situatën e rënduar me krimin.

Vrasësi, peshqesh nga gjykata

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj i ka mëshuar
gjatë daljes së tij publike në lidhje me ngjarjen e rëndë të vrasjes se
kryekomisarit faktit qe Ilir Xhakja ishte i denuar me 21 vjet burg nga
Gjykata e Krimeve te Rënda, dhe u lirua me pas prej saj.

 

“Ilir Azem Xhakja, vjeç 38, banues në fshatin Katund Sukth, Durrës, person me precendentë të theksuar kriminal, i akuzuar për një sërë veprash penale të rënda, kryesisht vrasje. I dënuar me 21 vite burg në mungesë për vrasje nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, i arrestuar nga strukturat e policisë në vitin 2007 dhe i liruar nga burgu në vitin 2011”, tha Burgaj.

Duke sqaruar operacionin e arrestimit te shtetasit Xhakja, kreu i policise shqiptare tha se ai u dorezua per shkak te rrethimit te madh policor dhe se dorezoi armen me te cilen kreu krimin dhe nuk i beri rezistence policise.

“Në saj të masave të menjëhershme, ndjekjes së vazhdueshme nga strukturat e policisë bazuar në informacionet e sakta të grumbulluara mbi lëvizjen e autorëve të dyshuar, si dhe bllokimit e rrethimit të të gjithë zonës me forca të shumta policore, u bë i mundur arrestimi i shtetasit”, tha Burgaj.

Pese automjete sekuestroi policia ne cilesine e provave materiale, dy prej te cilave ishin ne vendin e ngjarjes, ndersa dy te tjera te blinduara te perdorura prej autorit te krimit. Gjithashtu ne banesen e Xhakes u gjet arme zjarri automatik, 170 fisheke, si edhe nje numer i madh targash qe jane derguar per ekzaminime laboratorike. Sipas kreut te policise vazhdon aksioni per te kapur shtetasin tjeter Ledian Krasniqi, i cili e ndihmoi autorin e krimit te largohet nga vendi i ngjarjes.

Berisha ngushëllon familjen e Tahirajt

Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një vizitë ngushëllimi në familjen e kryekomisarit Adem Tahirajt, i cili u vra në krye të detyrës.
 
Në fjalën e tij, shefi i ekzekutivit ka theksuar se vrasja e Adem Tahirajt është humbje e madhe për familjen, por edhe për të gjithë shqiptarët.
 
“Vrasja e Tahirajt është një dhimbje e madhe për familjen e tij, të gjithë të arfërmit, efektivat e policisë dhe shtetin. Familja e kryekomisar Tahirajt këtë dhimbje e ndan me të gjithë shqiptarët. Humbja e e tij nuk kompensohet me asgjë. Ai ra në krye të detyrës nga një akt i shëmtuar kriminal”, është shprehur kryeministri.

Kapet vrasesi Ilir Xhajka

Eshte kapur dhe arrestuar nga forcat e policise se Durrësit dhe ato RENEA në orët e para të ditës autori i vrasjes se kryekomisar Adem Tahiraj. Bashke me prangat qe jane shtrenguar ne duart e shtetasit Ilir Xhakja 38 vjec nga Katund Sukthi, i denuar me pare nga drejtesia shqiptare per krimin e vrasjes dhe organizimin e pjesemarrjen ne banda kriminale, eshte sekuestruar edhe arma e krimit nje pistolete Glock 9 milimetershe, prodhim austriak me 12 fisheke.

Nderkaq vazhdon kerkimi per nipin e te arrestuarit, bashkepunetor ne krim Ledian Krasniqi, qe zyrtarisht njihet si Ledian Krasnaj, 17 vjec. Pas kapjes se Xhakes, policia deklaron se ka sekuestruar edhe nje arsenal mjetesh dhe municioni gjate kontrollit ne banesat e autoreve.

Nder mjetet e sekuestruara jane dy automjetet e blinduara, nje veture dhe nje furgon, qe u perkisnin autoreve dhe u kapen para viles se Azem Xhakes, babait te te arrestuarit, 60 cope fisheke ne shtepine e 17-vjeçarit nje automjet tip fuoristrade, nje automatik model 56 me dy karikatore dhe 170 cope fisheke, dylbi snajperi dhe shume targa automjetesh qe dyshohet se perdoreshin per levizjet e Xhakeve gjate veprimtarise se tyre.

Ndaj te arrestuarit Ilir Xhakja jane ngritur akuzat e vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese, krim ky qe denohet jo me pak se 20 vjet heqje lirie ose burgim te perjetshem, dhe armembajtje pa leje.

Kush ishte Adem Tahiraj

Kryekomisar Adem Haxhi Tahiraj, eshte i datëlindjes 1 shtator 1963, lindur në fshatin ne Kërrnajë, Tropojës. Tahiraj pas perfundimit te shkolles se larte u inkuadrua ne forcat e
policise, ku kishte me teper se 20 vjet qe sherben. Ne karrieren e tij
te gjate ka patur disa funksione mes te cilave me te larten ate te
shefit te Komisariatit te Shijakut.

Ne vitin 2008, Tahiraj ka marren nje nder gradat e larta ne Policine e
Shtetit ate te kryekomisarit. Me pare se te drejtone, Komisariatin e
Shijakut ai ishte shef njesie operative e forcave te posaçme ne
Drejtorine e Krimit te Organizuar.

Ne kete Drejtori, kryekomisari ka kryer nje sere detyrash kundra krimit,
derisa ne 2 shtator te vitit 2011, u emerua ne krye te bluve ne Shijak.
Tahiraj ka qene, funksionar i policise si nje oficer krimesh ne disa
rrethe te vendit. Kryekomisar Adem Tahiraj ishte banues ne Tirane, i
martuar dhe me tre femije.

Ne ceremonine qe u mbajt per nder te tij moren pjese, kolege, miq,
politikane dhe perfaqesues te institucioneve dhe organizatave te
ndryshme. Trupi i kryekomisar Adem Tahiraj do te prehet ne Varrezat e
Deshmoreve te Kombit.

Top Channel