Elbasan, mbyten në pus atë e bir

16/09/2012 00:00

Një ngjarje e rëndë ndodhi në fshatin Thanë të Elbasanit, ku dy persona humbën jetën ndërsa pastronin pusin e tyre.

Enveri 56-vjeçar dhe djali i tij, Florenci 26-vjeçar u mbytën në ujin e pusit. Sipas policisë, mesditën e së dielës babë e bir po pastronin pusin, kur kanë rrëshkitur nga pakujdesia dhe kanë rënë në brendësi të pusit të thellë.

Në përpjekje për të dalë janë mbuluar nga uji dhe kanë humbur jetën.

Trupat e pajetë të dy familjarëve Hoxha janë nxjerrë nga forcat zjarrfikëse pak orë pasi ka ndodhur tragjedia.

Zjarrfikëset thithën me anë të pompave të tyre ujin e pusit për të nxjerrë që andej dy viktimat.

Top Channel