Kinë, protestat godasin ekonominë japoneze

17/09/2012 00:00

Disa nga kompanitë më të mëdha të Japonisë kanë pezulluar operacionet në disa fabrika të Kinës, si masë sigurie për shkak të rritjes së protestave anti-Japoni.

‘Panasonic’ deklaroi se fabrika e saj në Kingdao do të mbetet e mbyllur deri më 18 shtator, ndërsa ‘Canon’ ka ndërprerë përkohësisht shërbimet në tre impiante.

Ndërkohë, ‘Honda’, ‘Mazda’ dhe ‘Nissan’ po ndërpresin prodhimin e automjeteve për dy ose katër ditë. Aktet e dhunës erdhën pas njoftimeve të Japonisë për blerjen e ishujve në Detin Lindor të Kinës, sovranitetin e të cilëve e pretendon edhe Pekini.

Fabrikat e ‘Canon’ të prekura nga protestat ndodhen në jug-lindje të vendit, në Zhuhai dhe Zhongshan, lokalitete të një province në afërsi të Shangait.

Një zëdhënës i gjigandit të elektronikës ‘Panasonic’ tha për BBC se kompania do të vazhdojë të monitorojë situatën në dy ditët e ardhshme.

Ndërsa zëdhënësja e ‘Honda’, Natsuno Asanuma tha për agjencinë e lajmeve ‘Reuters’ se kompania ndërpreu punën në dy fabrika, njëra në qytetin jugor të Guangzhou dhe tjetra në atë qëndror Uhan.

Disa dyqane të kompanisë në fjalë janë sulmuar me zjarrvënie nga protestuesit në qytetin e Kingdagos. Gjithësesi, simotra ‘Toyota’, që është sulmuar po ashtu në të njëjtin qytet, thotë se fabrikat e saj po vazhdojnë punën normalisht.

Top Channel