Skandali i reklamës shtetërore

18/09/2012 00:00

Partia Socialiste ka vijuar denoncimin e skandalit të reklamës shtetërore ku janë përfshirë pothuajse të gjitha ministritë e qeverisë Berisha, të cilat kanë paguar miliona dollarë nga buxheti i shtetit, për reklama të prodhurara nga një kompani e vetme e më pas të transmetuara në televizionet pranë qeverisë.

Deputeti Shalsi bëri publike se si Ministria e Mbrojtjes që drejtohet nga Arben Imami 4 vitet e fundit ka shpenzuar plot 2,465,500 dollarë nga paratë publike, siç theksoi Shalsi për të reklamuar veten: “Mësuam se Ministria e Mbrojtjes ka shpenzuar 300 mijë dollarë për një koncert. Ja dhe shifrat e shpenzuar ndër vite nga kjo ministri: 2007 – 235 000 dollarë; 2008 – 115 000 dollarë; 2009 – 385 000 dollarë; 2010 – 30 000 dollarë; 2011 – 700 000 dollarë dhe 2012 – 700 000 dollarë.”

Ushtria qe nuk kishte mjetet minimale per te ndihmuar dhe kontribuar per fikjen e zjarreve, tha Shalsi në vijim të deklaratës, paska mijëra e miliona dollarë për të shpenzuar për reklama.

“Si shpjegohet që të gjithë këto mijëra dollarë shkojnë vit pas viti tek një dhe vetëm një agjensi prodhimi e më pas tek një televizion? Kjo agjensi dhe ky televizion janë brenda të njëjtës familje”, shtoi deputeti socialist.

Top Channel