19:30 Lajmet e Moti
20:13 "Pop-Channel"
Programi i plote
PUBLICITET
Gardisti Llupo kërkon lirinë
19/09/2012

Ndërsa vijojnë deshmitë e gardistëve për 21 janarin, edhe i vetmi i pandehur që ndodhet në burg, Agim Llupo kërkon lirinë.

Kërkesa u depozitua gjatë seancës nga avokati mbrojtes i Llupos, Besnik Çerepja, i cili i tha trupës gjyqësore se kërkon revokimin e masës për klientin e tij. Kjo kërkese argumentohet nga mbrojtja pikerisht me proven kryesore te gjykimit ate te armes qe sipas prokurorise posedohej nga Llupo, me te cilen, sipas prokurorie u vra gjate demonstrates shtetasi Ziver Veizi.

Por avokati shprehet se dy deshmi te dhena gjate procesit, me e rendesishmja e te cilave ajo
Hetimet e 21 janarit
e shefit te armatimit, i cili theksoi se qe armet qe ka garda, qe kur i jane dhuruar ne vitin 2007 nuk kane qene kurre te pajisura me numer identifikimi. Por ka qene prokuroria, sipas mbrojtjes qe per lehtesi, ka gervishur numrin  perkates.

Sipas deshmise qe avokati sjell, gjate terheqjes se armeve nuk identifikohet se kush eshte efektivi qe ka marre armen me te cilen eshte qelluar viktima. Duke argumentuar se nuk ka prova bindese eshte Llupo autori i vrasjes, avokati kerkoi lirimin e tij. Gjykata do te shprehet seance tjeter per kete kerkese.

Nderkohe gjate seances prokuroria tentoi te bente pyetjet e radhes ish-shefit te Gardes se Republikes Ndrea Prendi, por i pandehuri kerkoi qe prokuroret t'i pergatisnin pyetjet me shkrim, kerkese e cila iu pranua. Ish shefi i Gardes pohoi se ka dhene pergjigje dhe shpjegime mbi detyrat e gardes, jo vetem per 21 janarin, por edhe para dhe pas kesaj date.


/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga Aktualitet
“Të mbrohemi para KLD-së”
Tashmë kur janë pa imunitet dhe të ekspozuar ndaj hetimit gjyqtarët hedhin idenë e krijimit të një njësie të specializuar që do t'i mund t'i mbrojë ata për rastet e procedimeve disiplinore në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.
Tepelenë, kapen 60 kg marijuanë
Policia në qytetin e Tepelenës ka sekuestruar mëngjesin e së shtunës një sasi droge prej 60 kg marijuanë, që po transportohej nga dy të rinj.
Lehtësira për pushuesit kosovarë
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit shqiptar Hysni Burgaj dhe kolegu i tij i Kosovës, Shpend Maxhuni nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit për krijimin e lehtësirave për pushuesit kosovarë që do të vizitojnë bregdetin dhe pikat turistike gjatë sezonit veror.
Greqi, gjykata dëmshpërblen shqiptarin
Gjykata e Patrës, në Greqi, ka dhënë një vendim që mediat greke e konsiderojnë të rralle. Ajo vendosi të dëmshpërbleje një 36-vjeçar shqiptar me shumën 4.611 euro, për mbajtjen e tij padrejtësisht në burg për 5 muaj.
Dita botërore e LGTB
17 maji, eshte dita kunder homofobise ne te gjithe boten. Perfaqesuesit e Ambasades Pink dhe LGTB,  te vendosur prane sheshit 'Vellezerit Frasheri' kane bere apel per respektimin e te drejtave te ketij komuniteti, i cili kete vit ka si moto luften kunder virusit të homofobisë në internet por edhe ne mediat sociale!


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.