20:53 "Finale - The Voice Kids"
23:30 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Kreu i LSI-së, Meta përballë Ramës
20/09/2012

Konventa e Lëvizjes Socialiste për Integrim do të verë përballë për postin e kreut të kesaj force politike Ilir Meten, drejtuesin aktual dhe Luan Ramën që mban postin e Sekretarit të Përgjithshëm. 

Kreu i Komitetit Organizator të Konventës Zgjedhore nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili e cilësoi garën si tregues të vleres dhe demokracisë së brendshme në këtë forcë politike.

"Procesi ishte nje proces i hapur, krejtesisht transparent dhe krijoi kete gare, e cila per mendimin tim eshte mjaft e plote, eshte nje gare demokratike dhe gare kualitetesh. Eksperiencat e gjata te zotit te Meta dhe eksperienca e spikatur e zotit Rama garantojne nje pasurim qe LSI perfiton nga nje proces i tille debati", tha Vasili.

"Une do te bej prezent detaje apo shtyllat mbi te cilat mbeshtetet platforma ime, natyrisht do te sjell edhe vleresimin kritik per ate cfare ka bere me mangesi apo cfare nuk ka bere mire LSI-ja dhe permes ketij ballafaqimi te shkojme tek gjykimi i votuesve te LSI-se me ide te qarta, me projekte te qarta, me programe te qarta", tha Rama.

Konventa Kombetare Zgjedhore e Levizjes Socialiste per Integrim do te zhvillohet ne date 27 tetor.


/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga politika
Ngërçi me KQZ-në, Moore në Tiranë
Ngërçi që vijon me Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve pas shkarkimit të Ilirian Muhos nga Parlamenti, pasuar nga dorëheqja e tre anëtarëve të tjerë, sjell fillimjavën e ardhshme në Tiranë drejtorin për Europën Qëndrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore.
Meta me investitorët italianë
Në një takim me investitorë italianë, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta premtoi lehtësira për inkurajimin e bizneseve të huaja në Shqipëri.
Leskaj, takime në Novoselë
Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste në Vlorë, Valentina Leskaj zhvilloi një takim me punonjësit e Stabilimentit të përpunimit të prodhimeve të detit dhe bretkosave në komunën Novoselë.
Arvizu: Të hënën dhe KQZ-në
Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu sheh si mundësi të zgjidhjes së krizës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve seancen parlamentare të së hënës, paralajmëruar nga Kryeministri Sali Berisha për miratimin e tre ligjeve.
KQZ, konfuzion me vendimet
Një ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të lerë në fuqi udhëzimet e vitit 2009 për funksionionim e komisioneve të niveleve më të ulëta, reagon Partia Socialiste, për të cilen po shkelet rëndë ligji.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.