23:11 Serial "Homeland" R
01:00 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Iraku mohon ndihmën për al-Assadin
20/09/2012 15:35

Pas raportit të shërbimeve sekrete perendimore, Iraku mohoi qe hapësira e tij ajrore të jetë përdorur nga Irani, për t'i dërguar armë Sirisë.

Në akuzat e raportuara nga “Reuters” të mërkurën, thuhej se transporti i armëve ishte organizuar nga Garda Revolucionare Islamike e Iranit.

Megjithëse fakti nuk është i panjohur për ndihmën që Teherani i garanton Damaskut , raporti nënvizon se "është shumë herë më e madhe dhe më sistematike, nga se është mësuar deri tani dhe kjo falë një marrëveshjeje të arritur mes zyrtarëve irakenë dhe atyre iranianë".

Zëdhënësi i qeverisë irakene, Ali Al-Dabag tha se "Iraku ka konfirmuar se asnjëherë nuk do të përfshihet, të ndihmoje apo lejojë të tilla ngarkesa përmes ajrit apo tokës".

Madje ai shpjegoi se vendi i tij është i gatshëm të jetë pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare apo masave për të ndaluar ndihmën për të dy palet e konfliktit në Siri".

Zyrtarët amerikane deklaruan në fillim të këtij muaji se do të pyesin zyrtaret irakenë për këtë çështje, madje senatori John Carey kërcënoi me rishikimin e ndihmes së Uashingtonit për Bagdadin, nëse autoritetet irakene nuk ndalojnë të tilla ngarkesa në Siri.

Kryengritja në Siri ka vënë në vështiresi qeverinë irakene me shumicë shiite. Bagdadi, deri tani i ka rezistuar apelit të perëndimit dhe fqinjëve arabë për të kërkuar dorëheqjen e udheheqësit sirian, Bashar Al-Assad, por ka apeluar për reforma në Siri.

Autoritetet irakene i frikësohen pasojës që mund të sjellë rrëzimi i Assadit, një përçarje në linja sektare, çka mund të shënojë një kufi me të qartë mes sunitëve dhe shiitëve në Irak.

Akuzat janë bërë edhe nga ish-zv/presidentit iraken, suniti Tarek Al-Hashemi, i arratisur në Turqi. Ai tha se se vendi i tij "është shndërruar fatkeqësisht në korridorin e Iranit për të mbështetur Bashar Al-Assadin”.
/ Top Channel









Lajmet kryesore

Iraku mohon ndihmën për al-Assadin
Rama: Do të rivotojmë ligjet e kthyera
Kryeministri akuzon Presidentin. “Guvernatori i BSH nuk është në varësinë tonë”. PD: Rama nuk iu përgjigj pyetjeve
Mundësitë e Konferencës së Berlinit
Operacioni anti-kanabis në Veri
Ndërtuesit e HEC-it në protestë
Vijon debati për pallatin tek Liqeni
Tiranë, zbulohet punishtja e pijeve false
Më të lexuarat
Temat e ditës
Turizmi, Arsimi, Lindja e Mesme, Energjia, Reforma territoriale
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.