12:23 "Top Story" R
14:00 TN "Guximi i nje gruaje"
Programi i plote
PUBLICITET
Sëmundjet e trurit, ulet mosha e të prekurve
22/09/2012

Konsumimi i duhanit dhe i alkoolit, si dhe kequshqyerja ka rritur numrin e rasteve të prekur nga goditjet në tru tek shqiptarët.

Kjo mënyrë jetese ka ulur me 10 vjet moshën e personave që preken nga ishemitë apo hemoragjitë cerebrale, duke  mos kursyer mosha të reja 35- 40 vjeç.
 
"Kemi rreth 4-5 mijë raste në vit, nga të cilat, si shkak mund të kenë aksidentin vaskular hemoragjik ose trumbotid, por që lidhen me mortalitet të lartë. Në Shqipëri mosha e aksidenteve vaskulare është ulur. Pikërisht sepse ne nuk kemi akoma të mira të shëndetit publik. Kur abuzohet me alkoolin, me kripën, me sheqerin, kur abuzohet me mbipeshën, natyrisht që këto aksidente vijnë edhe një dekadë përpara se c'janë në vendet e përparuara. Tani po shohim aksidente edhe rreth moshës 35-40 vjec", thotë Mentor Petrela, shef i Pavionit të Neurokirurgjisë.

Goditjet trurit kane te bejne me mosfurnizimin e trurit me oksigjen dhe glukoze, e cila vjen per shkak te bllokimit te eneve te gjakut per shkak te mpiksjes.Por pasojat e goditjes ne tru jane paraliza ne pjese te ndryshme te trupit apo deri dhe humbje jete, nese nuk i vihet ne ndihme shpejt pacientit. Simptomat e para mund te jene dhimbje koke apo mpirje te gjymtyrëve, të cilat sipas mjekëve nuk duhen neglizhuar.

"Ne po bëjmë edukimin e këtyre urgjentistëve dhe në kohë reale ne do të marrim imazhin e skanerit. Gjëja e parë që duhet të bëjë eshtë skaneri në spitalin rajonal dhe transmetimi i imazhit do të bëhet direkt te ne për të parë gjendjen e të sëmurit", thotë Petrela.

Ndaj mjeke neurologe jane mbledhur ne nje konference me pjesemarrjen edhe te mjekeve te huaj me qellim qe te shkëmbejnë përvojat e tyre qe nepemjet telemidicines, mjeket e rretheve te komunikojne ne kohe reale me mjeket e QSUT-së per ndermarre hapin e duhur per te evituar paralizat.









/ Top Channel










Më shumë nga shendetesia
Trajnimi për kontrollin e sëmundshmërisë
Ka nisur trajnimi i mjekëve dhe punonjësve shëndetësorë për rrethet Lezhë, Gjirokastër, Shkodër dhe Kukës, për fillimin e “Check-Up”-eve të moshës 40-65 vjeç.
Zbulohen mjekët-klientë të farmacive
Një ditë pas deklaratës së kryeminstrit për të ndëshkuar çdo mjek, që përshkruan receta klienteliste dhe me adresa të përcaktuara të farmacive, ku pacienti duhet të drejtohet për të blerë barnat, ka pasuar menjëherë ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili ka denoncuar mjekë me inicialet përkatëse në Qendrën Shëndetësore nr 4, pranë Dispanserisë së Tiranës, dhe në Qendrën Shëndetësore nr 1 në Shkozë.
Mjekët e paaftë do të largohen nga puna
Një pjesë e mjekëve, duke përfituar dhe nga mungesa e tyre, kryesisht në zonat rurale, kanë mbetur me dijet e nxëna në universitet dhe nuk kanë punuar për t’u njohur dhe përvetësuar të rejat e shkencës së mjekësisë.
Ligji i ri për barnat
Grupet e interesit kundërshtojnë ndryshimet në ligjin për barnat dhe shërbimin farmaceutik, propozuar nga Ministria e Shëndetësisë, pasi - sipas tyre - lejimi i barnave të paregjistruara në tendera spitalore cënon sigurinë e tyre. Ata kanë ngritur shqetësimet e tyre në komisionin parlamentar të Shëndetësisë.
Sigurimet shëndetësore do bëhen zero
Sigurimet shëndetësore, brenda Qershorit 2017, do të bëhen zero. Këtë ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, në fillim të një kursi treditor për kualifikimin e drejtuesve të institucioneve shëndetësore të vendeve të Ballkanit.


Lajmet kryesore

Sëmundjet e trurit, ulet mosha e të prekurve Vrasje për galeritë e kromit
Kalimash, edhe dy të plagosur. Në kërkim autori
Krimi i trefishtë brenda familjes
Gaza, të vdekurit 800
BE zgjeron sanksionet ndaj Rusisë
Ambasadat e SHBA vonojnë dokumentet
Infektimi nga karkaleci në Tërbuf
Më të lexuarat
Temat e ditës
Lindja e Mesme, Reforma territoriale, Ukraina, Vrasje, Tragjedia ajrore, Integrimi, Kriza Financiare, Trafiku i droges, Drejtësia, Siria
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.