“Shiu i Halloween”, Rama poston foto nga protesta poshtë zyrës së tij, s’i kursen ironitë: Ai momenti kur përsërit të njëjtën gjë dhe pret një rezultat të ndryshëm
Gjatë qëndrimit në Romë ku ishte pjesmarrës në Internacionalen e Demokratëve të Qendrës, kryeministri Berisha ishte i pranishëm në Audiencën e dhënë nga Shenjtëria e Tij, Papa Benedikti i XVI për pjesëmarrësit e këtij aktiviteti.
Siç njofton zyra e shtypit e Kryeministrisë, në këtë audiencë të Papës, mori pjesë dhe Kryetarja e Kuvendit, zonja Jozefina Topalli.
Shenjtëria e Tij e dha këtë audiencë në rezidencën verorë në Kështjellën Gandolfo në periferi të kryeqytetit italian.
Në të merrnin pjesë kryeministra dhe liderë të tjerë politikë pjesë të këtij grupimi, nga 75 vende të botës.
Ati i Shenjtë iu drejtua të pranishmëve me një fjalë në të cilën ai theksoi nevojën për t’u përballur me problemet dhe krizën që përballet shoqëria njerëzore duke u bazuar në vlerat kristiane dhe në funksion të së mirës së përbashkët dhe jo thjesht në parimet e tregut.
Top Channel