1 milion euro për fishekzjarre

24/09/2012 00:00

Partia Socialiste denoncoi një tjetër shpenzim të cilësuar si  abuziv të
Ministrisë së Integrimit që lidhet me paratë e shpenzuara për festimet
me rastin e liberalizimit të vizave.

Deputeti Eduard Shalsi tha se padikutim shqiptarët e meritonin të festonin këtë ngjarje historike, por shpenzimet janë marramëndëse, në një kohë kur Shqipëria, siç theksoi Shalsi, është zhytur në një krizë të rëndë ekonomike.

“Ndersa shqiptarët i ka zhytur ne mizerje ekonomike Sali Berisha flet per mrekulli ekonomike dhe shpenzon pa kurrëfarë droje para publike pa pyetur aspak për nevojat e shqiptarëve. Vetëm për dy-tre ditë, Sali Berisha dhe Qeveria e tij ka shpenzuar plot 920 mijë dollarë. I mbani ato tabelat nëpër semaforët e Tiranës që tregonin kryeqytetet e Europës? Po fishekzjarret, po atë aengun e madh në sheshin ‘Nënë Tereza’? Pikërisht për to ka shpenzuar plot 920 mijë dollarë. Sic e tregon edhe dokumenti ku për organizimin e eventit janë shpenzuar 92 milionë lekë të reja”, tha Shalsi.

Per keto menyra te papergjegjshme te te shpenzuarit te parave publike u shpreh deputeti Shalsi, kjo Qeveri dhe Sali Berisha meritojne dhe duhet te marrin dy leksione: nje nga populli me vote dhe nje nga drejtesia.

“Duhet të festonin shqiptarët liberalizimin e vizave? Natyrisht që po, shqiptarët e meritonin, po kurrësesi në shifra të tilla marramendëse. Në një kohë kur Sali Berisha thotë se nuk kam para për të dëmshpërblyer të përmbyturit e Shkodrës, kur thotë se nuk ka para për të kompensuar pronarët e tokës, kur u pret fondet të verbërve, tetra dhe paraplegjikëve, kur nuk u jep para ish-të përndjekurve thotë dhe shpenzon miliona euro”, tha Shalsi.

Reagon Ministria e Integrimit

Ministria e Integrimit, përmes zëdhënëses së saj, tha se kjo ministri, në të gjithë njoftimet që ka publikuar, ka bërë një shpërndarje të drejtë, për të gjithë mediat, pavarësisht qëndrimeve të tyre editoriale.

“Ministria e Integrimit nuk ka asgjë për të fshehur. Tre televizionet kombëtare, TVSH, Klan dhe Top Channel kanë transmetuar në mënyrë të barabartë nga 70 herë secili, spotin e prokuruar, shto këtu që kompania Top Media ka përfituar nga dy televizionet e tjera edhe transmetimin e spoteve radiofonike. Pra, shpërndarja është bërë konform rregullave me ndarje të barabartë, pa përjashtuar asnjë televizion kombëtar nisur nga politika redaksionale apo anësimet partiake”, tha zëdhënësja.
 

Top Channel