Bllokohet ligji për Gjykatën e Lartë

24/09/2012 00:00

Ligji për Gjykatën e Lartë duket se do të mbetet i pamiratuar. Opozita i
kërkoi mazhorancës plotësimin e disa kushteve për të shkuar në arritjen
e konsensusit, siç është zgjidhja e problemit me kreun e qarkut të
Fierit, miratimi i reformes parlamentare dhe zhbllokimi i fondeve nga
Qeveria për pushtetin vendor.

Ndërkohe burime pranë Partisë Socialiste bëjnë të ditur se ky vendim është marre në menyrë zyrtare, gjatë një mbledhje te sotme te kreut te opozites Edi Rama me anetaret e Komisionit te Ligjeve, ku eshte eshte rene dakord se Partia Socialiste nuk do ta votojë ligjin për Gjykatën e Lartë, per sa kohe kjo e fundit nuk do te shprehet per qarkun e Fierit. Logjika e socialisteve qendron ne faktin se nuk mund te vazhdohet e te votohen ligje te cilat me pas nuk zbatohen.

Fatmir Xhafaj: Ne nuk mund të vazhdojmë më tej të fillojmë shqyrtimin e këtyre projektligjeve, për arsye të faktit të rëndësishëm se ndërkohë që ne flasim për Ligjin e Gjykatës së Lartë, ju keni bllokuar zbatimin e vendimeve të Gjykatës së Lartë, që t’i ktheni zgjedhësve të atij qarku institucionet legjitime të tyre.

Ilir Rusmali: Unë nuk ekzekutoj vendime ligjore. Ne nuk jemi përmbarëues.Merr ndonjë përsiper të ekzekutojë ndonjë vendim gjyqësor? E bëni dot? Ju duhet licensë. Ka ndonjëri nga kolegët licensë për përmbarues? Nuk e bëni dot. Hajde të kthehemi nga ajo që ne mund të bëjmë bashkarisht këtu. Ne jemi të gatshëm të punojmë seriozisht me ju, për çdo lloj amendamenti, për çdo lloj projektligji të këtij vendi.

Fatmir Xhafaj: Kjo është në dorën e një njeriu, në dorën e Kryeministrit Sali Berisha, i cili e ka bllokuar qarkun e Fierit. Debati për projektligjet me shumicë të cilësuar, nuk mund të vazhdojnë më tej, as sot, as nesër pa i zgjidhur këto bllokime.

Ilir Rusmali: Pse duhet të shkojmë pas çdo lloj pseudoargumenti, vetëm e vetëm që të bllokohet puna? Ne kemi një ofertë, ju s’keni asgjë brenda, thoni hajt ta bëjmë të thellë ndërhyrjen, po si ka mundësi që nuk ka asnjë amendament nga ana juaj, sepse dikush do ta bllokojë? Jepini emrin që i takon, ky është bllokim dhe asgjë tjetër.

Top Channel