Lezhë, ekzekutohet një familje

25/09/2012 00:00

Tre anëtarë të një familje janë vrarë mbrëmjen e së hënës në fshatin Blinisht të Lezhës.

Tre viktimat, dy prindërit dhe djali i tyre u qëlluan nga fqinji, me një armë automatike kallashnikov, ndërsa po kalonin në portën e shtëpisë së tyre.

Mendohet se ngjarja ka ndodhur për një konflikt të çastit, dhe ky është versioni i pare i policisë që mbërriti në vendin e ngjarjes.

Viktimat jane Rrok, Mira dhe Fatjon Shtjefni perkatesisht 52, 50 dhe 24 vjec dhe autori i dyshuar i ngjarjes eshte Kastriot Zhuba, i cili eshte ne kerkim.

Ne skenen e krimit jane gjetur me dhjetëra gezhoja. Forcat e shumta te policise te mberrituar menjehere ne vendngjarje kane nisur punen per krehjen e zones gjithashtu jane vendosur patrullime te shumta ne terren per te kapur autorin. Edhe banesat e viktimave dhe autorit te krimit mbahen nen vezhgim nga ana e policise per te penguar pershkallezimin e situates.

Divjakë, vritet në mes të qytetit i riu


Ndërsa pak orë më parë, gjatë pasdites së të hënës, një tjetër ngjarje e rëndë u regjistrua në Divjakë, ku një i ri 30-vjeçar u vra me armë zjarri në qendër të qytetit.

Sipas informacioneve policore, viktima u identifikua si shtetasi Fatos Bello, i cili vdiq në vend nga plagët e marra.

Autoritetet lokale njoftuan se uniformat blu, nga dëshmitë e para të mbledhura në vendin e ngjarjes, arritën të identifikonin autorin e krimit.

Ai është shtetasi Shaban Lleshi, 50 vjeç, që sipas hetimeve paraprake të agjentëve të anti-krimit dyshohet ta ketë vrarë Bellon për motive të dobëta. Një operacion policor u organizua për kapjen e tij.

Javët e fundit në Shqipëri kanë qenë një ferr i vërtetë për sigurinë e qytetarëve. Vrasje makabre, sherre në familje të përfunduara me mort dhe gjithëfarëlloj shkaqesh, nga më banalet deri te më madhoret, kanë marrë jetë njerëzish.

Top Channel