Spotet, TCH vetëm 3-6% të fondeve

24/09/2012 21:35

Janë rreth 12 milionë dollarë paratë që kanë shpenzuar ministritë nga viti 2007 deri më tani për reklama dhe festime, sipas denoncimit të opozitës. Pjesën dërrmuese të këtij lumi parash, sipas Partisë Socialiste, e kanë marrë kompani, televizione dhe gazeta pranë qeverisë.

Për një javë rresht deputeti Eduard Shalsi ka bërë publike dokumenta zyrtare, denoncoi shifrat marramendesë të përdorura nga qeveria për reklamime në një kohë kur deklaron shkurtim fondesh dhe mungesë fondesh për operacione, siç ishte fikja e zjarreve që shkatërruan disa parqe kombëtare.

Dokumentat janë mbledhur zyrtarisht të firmosura dhe vulosura nga ministrat e kabinetit aktual, në përgjigjie të kërkesave të dërguara disa muaj më parë nga deputeti Erjon Braçe.

Ministria e Brendshme – Shifrën më të madhe të parave për reklama e ka shpenzuar Ministria e Brendshme dhe ministri që ka firmosur plot 1.9 milion dollarë reklama ka qenë Lulëzim Basha. Shifra totale që kjo ministri ka shpenzuar nga viti 2006 deri në 5 muajt e parë të vitit 2012 është rreth 4.7 milionë dollarë. Sipas denoncimit të opozitës, që i referohet dokumentave zyrtare të firmosura nga vetë ministrat, pjesa dërrmuese e këtij fondi është menaxhuar nga një kompani, “Promo Sh.P.K”.

Reklamat e Ministrisë së Brendshme

Viti 2006                       7 500 dollarë
Viti 2007                   100 000 dollarë
Viti 2008                   219 000 dollarë
Viti 2009                   765 000 dollarë
Viti 2010                1 930 000 dollarë
Viti 2011                1 000 000 dollarë
Viti 2012                   714 000 dollarë

Zyrtarë të qeverisë në reagimin e tyre përmendën si argument se një pjesë e reklamave ka shkuar edhe për televizionin Top Channel, por kontratat e bëra nga viti 2007 deri në 2012, pra për 6 vjet, me këtë televizion, më i madhi në vend, janë vetëm 309 mijë dollarë.
 
Reklamat e Ministrisë së Brendshme në TCH

Viti 2007                   0 dollarë
Viti 2008          43.000 dollarë
Viti 2009        155.000 dollarë
Viti 2010          94.000 dollarë
Viti 2011          11.000 dollarë
Viti 2012            5.300 dollarë
 
Reklamat e Ministrisë së Brendshme

Totali                  4.700.000 dollarë
TCH                       309.300 dollarë

Ndërsa shuma tjetër prej 4.4 milionë dollarë i është faturuar televizioneve të tjera, ku fondet e dhëna për disa prej tyre janë shumë herë më të mëdha se sa ato për Top Channel, që është edhe media më e madhe në vend.

Ministria e Mbrojtjes – Sipas dokumentave të bëra publike nga deputeti Shalsi dhe të siguruara zyrtarisht me firmën e titullarit të secilit dikaster, Ministria e Mbrojtjes të gjithë fondin e reklamave nga viti 2007 deri më sot ia ka kaluar vetëm kompanisë “Promo SH.P.K”. Gjatë këtyre viteve janë dhënë plot 2.100.000 dollarë.

Reklamat e Ministrisë së Mbrojtjes

2007          235 000 dollarë
2008          115 000 dollarë
2009          385 000 dollarë
2010            30 000 dollarë
2011          700 000 dollarë
2012          700 000 dollarë

Vetëm pak muaj më parë, nëpërmjet repartit 606, kompanisë “Promo” i janë faturuar 300 mijë dollarë. Në emër të kësaj ministrie kompania në fjalë ka kontraktuar me televizionin Top Channel 76 mijë dollarë.

Reklamat e Ministrisë së Mbrojtjes në TCH

Viti 2007    4.400 dollarë
Viti 2008  28.600 dollarë
Viti 2009  37.300 dollarë
Viti 2010    5.870 dollarë
Viti 2011           0 dollarë
Viti 2012           0 dollarë

Reklamat e Ministrisë së Mbrojtjes

Fondi      2.100.000 dollarë
TCH             76.000 dollarë

Pjesa tjetër, më e madhja e këtij fondi të Ministrisë së Mbrojtjes, është menaxhuar nga kompania “Promo”.

Ministria e Bujqësisë – Ministria e Bujqësisë ka shpenzuar në dy vjet, 2009 dhe 2010, 393 mijë dollarë për reklama. Në vitin 2009, fondin prej 234 mijë dollarë e ka menaxhuar kompania “Promo”, ndërsa në vitin 2010, 159 mijë dollarë i ka menaxhuar kompania “Cover Media”, e regjistruar në emër të Avni Danit. Në këto dy vite Top Channel është kontraktuar me 2640 dollarë.

Reklama e Ministrisë së Bujqësisë

Viti 2009     234.000 dollarë
Viti 2010     159.000 dollarë

Reklama e Ministrise se Bujqesise

Total     393.000 dollarë
TCH       19.400 dollarë

Për vitin 2012 Ministria e Bujqësisë sqaron në shkresën zyrtare të firmosur nga vetë ministri Genc Ruli, se janë planifikuar 13 milionë lekë për panaire të ndryshme.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka gjetur si shkelje me pasojë dëm ekonomik prej 90 mijë dollarësh të fituara padrejtësisht nga agjencia e quajtur Ministria e Komunikimit. Kontrolli i Lartë i Shtetit del në konkluzionin se 198 mijë dollarë janë përdorur në mënyrë të parregullt dhe jo ligjore.

Ministria e Punës – Në Mistrinë e Punës deri më sot ¼ e buxhetit mediatik është marrë nga kompania “Promo”. Vetëm për një spot që do transmetohej në disa televizione, Ministria e Punës do t’i jepte 240 mijë dollarë një televizioni lokal i sapokrijuar, i cili planifikohej të merrte fonde shumë më tepër se dy televizione kombëtare bashkë, Top Channel dhe TVSH. ABC News do t’i jepej 50 mijë dollarë për një spot, ndërsa Top Channel dhe TVSH së bashku 47.100 dollarë. Për shkak të denoncimit në media të këtij skandali, spoti u anullua.

Spoti i Ministrisë së Punës

TVSH                  18.100 dollarë
Top channel         29.000 dollarë
Klan                     79.000 dollarë
Ora News            20.000 dollarë
ABC News           50.000 dollarë

Ministria e Transporteve – Shuma marramendëse rezultojne në dokumentat e paraqitura zyrtarisht edhe nga Ministria e Transporteve. Drejtoria e Rrugëve i ka dhënë kompanisë “Promo” 189.700 dollarë reklama. Në total fondi i dhënë nga Ministria e Transporteve për reklamë është 1.6 milionë dollarë. 65 për qind të fondeve të kësaj drejtorie i përfitoi kompania “Promo” dhe 35 për qind mediat e tjera shqiptare dhe ato ndërkombëtare. Në dokumentat zyrtare të firmosura nga vetë ministri Sokol Olldashi tregohet se gazeta “Rilindja Demokratike”, gazetë e Partisë Demokratike, ka marrë 500 mijë dollarë, gazeta “55” ka marrë 100 mijë dollarë dhe “Koha Jonë” 200 mijë dollarë.

Reklamat e Ministrisë së Transporteve

“RD”                 500.000 dollarë
“Koha Jonë”     200.000 dollarë
“55”                  100.000 dollarë

Fondi total 1.6 milion dollarë



Top Channel 45.000 dollarë

Të gjitha këto gazeta nuk janë ato që kanë shitjet më të larta në treg, ashtu siç e kërkon edhe ligji për prokurimet.

Ministria e Integrimit – Ministria e Integimit ka dhënë 170 mijë dollarë për të realizuar dhe transmetuar spote televizive. Fondet e transmetimit i ka fituar Ministria e Komunikimit, një kompani private për të cilen deputeti socialist Eduard Shalsi thotë se duhet të japë shpjegime ministri Flamur Noka. Kjo ministri tregon në dokumentat e firmosura nga vetë ministrja Bregu se i ka dhënë 910 mijë dollarë kompanisë “Neë Politics” për organizimin e veprimtarive festive, pa viza në Europë.

Nga shifrat e denoncuara deri tani nga opozita dhe krahasimi i tyre me të dhënat për spotet dhe paratë e arkëtuara nga Top Channel, rezulton se Top Channel ka përfituar nga një minimum prej 3 për qind, siç është rasti i Ministrisë së Mbrojtjes, deri në 6.5 për qind të buxhetit të reklamave të Ministrisë së Brendshme që është reklamuesi më i madh në këto vite.

Ndërkohë, nga reklamuesi tjeter, Ministria e Bujqësisë, janë shpërndarë për Top Channel vetëm 3 për qind të totalit prej 2.1 milionë dollarësh. Këto shifra rrëzojnë pretendimet e kreut të qeverisë dhe të disa ministrave për shpërndarje të drejtë të parave të reklamës shtetërore. D

Top Channel