Mjekra e madhe e Russell Crowe

25/09/2012 00:00

Russell Crowe e kemi parë me look të ndryshëm për role të ndryshme. Atë
të gladiatorit, policit, matematicienit, negociatorit të terroristëve në
‘Proof of Life’, etj.

Pak muaj më parë e pamë edhe në mbipeshë, aq sa të mos njihej, ndërsa në ditët e fundit, Crowe është shfaqur me një mjekër të ngjashme me ato të besimtareve islamikë.

Crowe, me një mjekër të thinjur por të dendur, ka shkuar në stadiumin e Sidnejit për të ndjekur një ndeshje regbie me 13 lojtarë, një lojë shumë popullore në Australi.

Aktori ka qenë i shoqëruar nga miqtë e tij, mes të cilëve spikaste edhe aktori tjetër i njohur Hugh Jackman, edhe ai me mjekër, por jo si ajo e përmasave të Wolverine në sagën “X-Men”.

Top Channel