Gazsjellësi transadriatik, marrëveshje Shqipëri-Greqi-Itali

26/09/2012 00:00

Qeveria shqiptare miratoi marrëveshjen trepalëshe mes Shqipërise,
Italisë dhe Greqisë, një marrëveshje që përforcon pozicionin politik të
tre vendeve që marrin përsiper të krijojnë të gjitha lehtësite për
ndërtimin në këto vende të gazjellesit transadriatik.

Kryeministri Sali Berisha ishte shume entuziast, pasi, nese ky projekt, qe sjell gazin nga Azerbajxhani, nëpërmjet Turqise, Greqise, Shqiperise dhe shperndahet ne Europe nepermjet Italise do te miratohet, ai sjell ne Shqiperi rreth 2 miliarde dollare investime. Gjithashtu, ky projekt, qe do te furnizoje me gaz Europen Perendimore shndërron Shqiperine ne nje pike strategjike per rrjetin e gazsjellesve.

“Ky projekt përbën investimin më madhor rajonal të të gjitha kohërave. Faktikisht, ky gazsjellës ndryshon në mënyrën më thelbësore bashkëpunimin, por mbi të gjitha, jetesën e qytetarëve shqiptarë. Shqipëria ka të gjitha mundësitë ta përdorë atë, të ndërtojë një rrjet gazifikimi për të gjitha qytetet dhe zonat e saj, për të garantuar për qytetarët ngrohjen dhe gatimin me koston më të ulët se të çdo lënde tjetër”, tha Berisha.

Kryeministri Berisha, i cili beri lobing te gjate qe Shqiperia te perfshihej ne projektin e gazsjellesit transadriatik dhe prej me shume se nje viti po lobon me qeverine e Azerbajxhanit dhe strukturat e tjera vendimmarrese per miratimin e ketij projekti, ne vend te disa te tjereve qe e perjashtonin Shqiperine, ishte shume optimist qe pranveren e ardhshme, kur pritet vendimi perfundimtar, fituesi te jete projekti transadriatik. Dhe, mesa duket, vitin e ardhshem kryeministri Berisha mezi po e pret, edhe sepse jane zgjedhjet politike. Me vitin 2013 lidhet edhe nisja e ndertimit te kaskades se Devollit, ku me nje investim nga gjigandet boterore energjitike ‘statkraft’ dhe ‘EVN’, sipas Kryeministrit do te ndertohet vepra me e madhe hidroenergjitike ne Europe, qe llogaritet te kete rreth 50 kilometra tunele.

“Ne jemi te angazhuar te bejme gjithcka që në territorin tonë gazsjellësi të ndërtohet në një kohë rekord dhe të inaugurohet mundësisht në prag të mandatit tjetër të viti 2017. Fillimi është pranvera tjetër dhe gjatë këtij mandati ne e përfundojmë. Ju e shihni se ç’vit i madh e i mbarë është 2013! Dy projektet e shekullit kanë fillimin në këtë vit dhe zgjedhjet e qershorit, gjithashtu, janë po në këtë vit”, tha Berisha.

Top Channel