Me shikim të parë të tmerrojnë, por kur e kupton që bëhet fjalë vetëm për tatuazhe, mund të marrësh frymë lirshëm.

Artisti venezuelian Yomico Moreno, i cili punon në Karakas, ka bërë disa tatuazhe të tmerrshme që do i shkonin më shumë personazheve të filmave horror.

Mes punimeve të tij ka krahë bionikë, lëkurë të hapur që tregon organet e brendshme në trupin e njeriut dhe merimanga gjigande që duken të gjalla.

Moreno i kushton shumë vëmendje detajeve duke shtuar hije dhe duke i bërë vizatimet 3-dimensionale në mënyrë që të duken sa më reale.

Top Channel