Integrimi i nxënësve, bashkëpunim prindër-mësues

26/09/2012 00:00

Vitet e fundit në shkollat e qyteteve të medha, ka prurje të nxënësve
nga rrethinat dhe komunat.Kjo ka sjellë diversitet, por herë-herë edhe
mospranim të nxënësve nga pjesa tjetër.

Ekspertët e Shëndetit Publik, mendojnë se mësuesit duhet të fokusohen tek çështja e komunikimit mes nxënësve si dhe te rritja e aktiviteteve në shkolle, si forma bashkëjetese.

“Në jetën e shkollës duhet të integrohet komuniteti dhe duke u integruar komuniteti nuk përjashtohen në asnjë mënyrë, përkundrazi e kërkojnë me ngulm pranimin e familjes në shkollë.Duam që familjet të kthehen në parlamente të vogla familjare, ku të diskutohet me opinione të kundërta”, thotë eksperti i ISHP-së, Engjëll Mihali.

Ne shkollat 9-vjeçare dhe të mesme dhuna psikologjike, e cila përfundon në sherre dhe grindje fizike jashtë mureve të shkollës janë prezente.Ndaj ekspertët kerkojne qe prinderit dhe kryesisht nënat, të jetë prezente në komunitetin e prindërve në shkolla.

“Dhuna psikologjike është më evidente dhe kjo dhunë psikologjike shfaqet më shumë në grupet shoqërore ndaj njëri-tjetrit, margjinalizohen fëmijë të caktuar. Një fëmijë që vjen nga një rreth tjetër konsiderohet si i rrethit tjetër dhe jo si i Tiranës apo si i Durrësit, në një kohë që ne kërkojmë të kundërtën e kësaj”, thotë Mihali.

Prinderit duhet te komunikojne me femijet ne shtepi, per çdo problem, pasi kjo eshte forma e vetme e shmangies se problemeve.Nga ana tjeter ekspertë mendojnë se mësuesit duhet të jenë më tolerantë me fëmijet, pasi kohët e fundit nuk lejohet që nxënësit të dalin nga klasa orët e pushimit, si dhe nuk lejohet të hyjnë në shkollë nëse nuk hyjne ne oren e pare te mesimit.

Top Channel