Kreu i KQZ-së, përplaset PD-PS

27/09/2012 00:00

Kryetari i ri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve përplas Partinë
Demokratike dhe atë Socialiste, duke përsëritur edhe një tjetër incident
mes Ilir Rusmalit e Damian Gjiknurit.

Ndersa Kuvendi vijonte punimet në seancën e radhës, pa praninë e kamerave në një nga mjediset e Parlamentit u mblodh Komisioni i Ligjeve për të shqyrtuar kandidaturat e sjella nga partitë e dyta në Kuvend, LSI e PBDNJ për anëtarë të KQZ, me qellimin e miratimit te tyre edhe nga Kuvendi.

Por kryetari i Komisionit te Ligjeve Ilir Rusmali ka vene ne rendin e dites edhe emrat qe kane aplikuar per kryetar te KQZ-së, duke i kerkuar deputeteve te perzgjedhin mes aplikanteve, per te mundesuar edhe miratimin e kreut te KQZ-së ne seancen e sotme. Por kjo eshte kundershtuar nga socialistet. Damian Gjiknuri tha se Kodi Zgjedhor parashikon seance degjimore me kandidatet dhe se kreu i KQZ-së zgjidhet 10 dite pas miratimit te anetareve te ketij institucioni.

Debati mes Gjiknurit dhe Rusmalit ka tejkaluar tonet dhe etiken. Ne prag edhe te nje konfrontimi fizik, eshte nderprere Komisioni i Ligjeve, ndersa kryetari Rusmali deklaroi se do te kerkoje mase disiplinore per Gjiknurin.

Por perfaqesuesi i PS-së tha më pas në një intervistë per Top Channel se nuk kane rendesi debatet personale por perpjekja sipas tij e mazhorances per te minuar procesin dhe nje KQZ profesionale.

“Kjo mënyrë e njëanshme dhe e beftë nga ana jonë kundërshtua, pasi seanca e sotme nuk mund të realizohej për kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pasi Partia Socialiste do kohë. Ajo është një seancë e veçantë dhe unë propozova që të caktojmë një datë në Komisionin e Ligjeve, për të organizuar shqyrtimin e dokumentacionit edhe seancën dëgjimore për këta kandidatë, pastaj të procedonim me përzgjedhjen dhe t’i kalohej seancës tjetër votimi i kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kjo është e vërteta. Nga ana e tyre u kundërshtua, u insistua që ta përfundonin sot dhe për ne kjo është e papranueshme e paligjshme, e njëanshme dhe e rrezikshme, sepse hedh që në fillim hije të forta dyshimi mbi procedurën e zgjedhjes së kreut të KQZ-së”, tha Gjiknuri.

Ne pritje te nje reagimi edhe nga pala tjeter, mazhoranca informoi median se nuk do te kishte nje qendrim publik lidhur me kete çeshtje.

Ndërkaq në pasdite, me kërkesë të kreut të Komisionit të Ligjeve është thirrur byroja parlamentare, për të shqyrtuar masën disiplinore që Ilir Rusmajli ka kërkuar të merret ndaj Gjiknurit.

Rusmajli ka kërkuar përjashtimin me dy javë të deputetit socialist, ndërsa vetë ky i fundit i pranishëm në këtë mbledhje kundërshtoi këtë propozim. Gjiknuri mësohet se ka thënë se masa ndaj tij është e papranueshme pasi vetë komisioni i ligjeve ka qënë i mbledhur në mënyrë informale, dhe debatet në të nuk mund të konsidorohen zyrtare. Por Rusmajli ka vendosur kusht pezullimin e socialistit Gjiknuri me largimin e tij nga drejtimi i komisionit.

Në këto kushte Byroja paralemantare vendosi pezullimin e Gjiknurit me 1 javë nga veprimtaria parlamentare.

Top Channel