Goditet me raketë balistike anija në Ngushticën e Hormuzit, nuk raportohet për të plagosur, nisin hetimet për origjinën e sulmit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës lajmëruan se do të shkurtojnë përkohësisht stafin e ambasadës së tyre në kryeqytetin e Libisë, Tripoli, në “minimumin e domosdoshëm”.
Më parë, në kuadrin e protestave që ngjalli një film anti-islam i xhiruar në SHBA, ishte shpallur reduktimi i stafit “jo të domosdoshëm” në selitë diplomatike në vend.
Në deklaratën që Departamenti i Shtetit publikoi ditën e mërkurë, saktësohej se lëvizja lidhet me arsye sigurie.
Aktualisht, ambasada dhe konsullata amerikane në Libi ndodhet nën një mbikqyrje të rreptë sigurie, pas vrasjes së ambasadorit Christopher Stevens, gjatë një sulmi terrorist në Bengazi, në datën 11 shtator.
Protestat, të cilat mbahen zakonisht ditën e premte pas lutjes së përjavvshme, kanë vendosur në alarm të gjithë ambasadat amerikane nëpër botë gjatë ditës së sotme.
Top Channel