Lushnjë, konflikti për pushimet nga puna

28/09/2012 23:10

Drejtori i politikave në ministrinë e Shëndetësisë ka nisur hetimin e shkarkimit të dhjetra punonjësve të spitalit të qytetit të Lushnjës.

Në hyrje të drejtorisë së spitalit ai është pritur nga punonjësit që akuzonin rëndë drejtorin e spitalit, Albert Sanxhaku.

Gjatë këtij takimi situata është tensionuar pas ndërhyrjes së drejtorit të spitalit.
                
Pipero mundi të qetësojë situatën dhe pas verifikimit të dosjeve të shkarkimit të punonjësve i sqaroi këta të fundit se cështja do ridiskutohet në ministrinë e Shëndetësisë.
 
“Unë kam marrë gjithcka të shënuar këtu, kam marrë edhe dokumentat me vete. Do ta diskutoj me ministrin, por ju garantoj që ju do ktheheni në punë të tërë. Të hënën do të vij me vendimin përfundimtar të ministrit”, deklaroi para punonjësve Pëllumb Pipero, Drejtor i Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë.

Shumë punonjës me eksperiencë të gjatë pune u pushuan nga puna dhe për këtë cështje ata organizuan edhe protesta.

Top Channel