18:32 Serial "Smash" R
19:30 Lajmet e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Kalaja e Gjirokastrës, historia në muzeun më të ri
29/09/2012

Kalaja e Gjirokastrës, historia në muzeun më të ri
Një muze i ri me fokus të përgjithshëm është tashmë pjesë e kalasë së qytetit të Gjirokastrës. Muzeu i çelur pas të paktën 30 vitesh dokumenton jetesën e banorëve të luginës së Drinos dhe të qytetit të Gjirokastrës, figurat  me  te spikatura  ne historine e qytetit, luftërave, por dhe te arsimit, si dhe gjetje  arkeologjike te  Lugines  se Drinosit, veçanerisht te teatrit  te  Adrianopolit. 

Ne stendat  e muzeut shikon Çerçiz Topullin, Musine Kokalarin, Ismail Kadarene dhe Enver  Hoxhen. Eshte  hera  e pare qe pas 1990 qe figura e diktatorit  Hoxha perfshihet ne nje muze ne vendlindjen e tij. Ne stendat e muzeut bie ne sy nje  koleksion  armesh te vjetra, si dhe veshja tradicionale e Gjirokastres.

Çelja e  ketij muzeu eshte perfshire brenda projektit per rijetezimin e kalase, i cili kap vleren e 500 mije eurove,ku perfshihen 4 donatore angleze dhe amerikane perfshire ketu edhe fondin e ambasadorit amerikan per trashegimine  kulturore.

Sadi Petrela, kreu i fondacionit 'Gjirokastra', i cili u mor me ngritjen e muzeut pohon se  çelja e tij na mesoi mbi te gjitha  mundesine per te restauruar armet  apo veshjet tradicionale qe gjenden ne muzeumet e vendit.

Jane 18.000 kostume ne te gjtha muzeumet shqiptare, nje pjese e  te cilave sigurisht qe kane nevoje te restaurohen.Muzeu ende nuk ka formalizuar te plote lejen per hapjen e tij nga Komisioni Shteteror i Muzeve. Sipas Petreles kjo do te zgjidhet pas aprovimit te statusit te muzeut  nga ana  e keshillit bashkiak Gjirokaster.

Muzeu i Gjirokastrës i shtohet fondit të muzeumeve  te tjere te ketij qyteti si Muzeu Kombëtar i Armeve dhe Muzeu Etnografik i vendosur në shtëpinë e Enver Hoxhës. Të dy këta muze që nuk u rikonceptuan asnjëherë që prej celjes së tyre po shkojnë drejt degradimit prej mungesës së investimeve.
/ Top Channel










Më shumë nga udhetime
Darka u shërbye! Momenti kur pitoni kapërdin antilopën
Një piton gjigant u filmua teksa po i shërbente vetes vaktin e radhës, një antilopë jo fort të rritur.
Tirana e pazbuluar, vetëm pak kilometra larg
Megjithëse mund të duket e vështirë, në të vërtetë, të nxehtit të kryeqytetit është shumë e lehtë t’i shpëtosh. Natyra përreth Tiranës i ofron të gjitha: aventurën, udhëtimet përmes kanioneve, vaska hidromasazhi me ujë burimi, kala për të vizituar dhe shpella për t’u eksploruar.
Në skajet e botës
Europa është bërë e zakonshme për pushimet e shqiptarëve. Spanja, Franca apo ishujt e Greqisë mbeten sërish destinacionet e preferuar për vitin 2014, por përveç “Kontinentit të Vjetër”  ka dhe nga ata që kanë guxuar në skajet e botës.
Pushime të mira dhe të lira
Një nga keqkuptimet më të mëdha të njerëzve në lidhje me udhëtimet është se ato janë të shtrenjta. Por cilat janë disa vende ekzotike që mund të vizitohen më pak para ose thënë ndryshe të mira dhe të lira?
Pushime të paharrueshme
Vende të panjohura për shumicën e njerëzve, zona të pashkelura të botës ofrojnë destinacione që janë unike për pushime. Përvoja të pazakonta për t’u arratisur nga hotelet, plazhet e rutina e cdo viti. Cilat janë disa nga vendet që mund t’i bëjnë pushimet tuaja të jashtëzakonshme?


Lajmet kryesore

Kalaja e Gjirokastrës, historia në muzeun më të ri Supervjedhja në bankën e shtetit
Punonjësit e “magazinës” së parave stok zhdukin në disa vjet 600 milionë lekë
Shtyhet votimi për ligjin e KLD-së
Drejtësia, PD thërret Arvizun
Reforma, Dule takon Venizelos
Tregtarët protestojnë para Kuvendit
Trajnimi për kontrollin e sëmundshmërisë
Më të lexuarat
Temat e ditës
Lindja e Mesme, Reforma territoriale, Tragjedia ajrore, Ukraina, Drejtësia, Kriza Financiare
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.