12:25 "Shqip" R
14:00 SELECT
Programi i plote
PUBLICITET
Masakra në Korçë, policia jep detajet e ngjarjes
01/10/2012

Polica e Korçës ka zbardhur vrasjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Podgorie të Korçës. Sipas policisë, ngjarja e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme, rreth orës 19:30, kur Viktor Rozani ka qëlluar për vdekje të dashurën e tij dhe partnerin e saj dhe pasi ka telefonuar policinë për krimin e kryer, ka vrarë edhe veten.

Sipas të dhënave më të fundit të policisë, të siguruar nga zbardhja e ngjarjes së rëndë, 52-vjeçari Rozani, i verbuar nga xhelozia pasi ka mësuar se e dashura e tij, Eliverta Çoçka, 35 vjeçe kishte ikur me taksinë me targa KO 514 A, në pronësi të 49-vjeçarit Floridon Bollguri, me të cilin kishte një lidhje të dyfishtë, ka marrë një automatik dhe është drejtuar në vendin ku ishin dy viktimat, një rrugë dytësore mes malesh, ku ishte parkuar
Vrasje
edhe taksia në fjalë.

Sipas policisë, 52-vjeçari ka qëlluar fillimisht mbi 49-vjeçarin Bollguri dhe më pas mbi të dashurën e tij, Eliverta Çoçka duke i lënë të vdekur në vend. Pas kësaj ka telefonuar policinë të cilës mësohet t’i ketë rrëfyer se ka vrarë dy persona dhe ka dhënë informacioneve edhe për vendin ku ndodheshin. Pas kësaj 52-vjeçari ka vrarë edhe veten.

Policia ka bërë transportimin e kufomave në morgun e qytetit, ku mësohet se bashkëshorti i 35-vjeçares Çoçka nuk ka pranuar ta tërheqë trupin e gruas së tij, nënë e dy fëmijëve, kufoma e të cilës është tërhequr më pas nga prindërit e saj për të kryer përcjelljen e fundit.

Masakër në taksi,3 të vdekur për motive xhelozie

Një ngjarje e rëndë u shenua ne nje fshat te Korçës ku mbetën të vrarë 3 persona. Gjithcka ndodhi ne Podgorie brenda në një taksi.

Policia tha se 52-vjeçari Viktor Rozani vrau fillimisht 35-vjeçaret Eliverta Çoçka dhe Floridon Bollguri dhe me pas  vrau edhe veten. Ngjarja me motive xhelozie ndodhi rreth ores 19.00 të së dielës, ndersa policia i gjeti trupat e pajete brenda automjetit ne oren 20.30, ne nje rruge mes malesh.

Autoritetet thane se 52-vjeçari kishte një lidhje dashurie me Eliverta Çoçken dhe fakti qe ajo kishte nisur nje lidhje tjeter me Floridon Bollgurin shkaktoi zemerimin e Rozanit, i cili i ndoqi dhe i gjeti ne çaste intime brenda taksise se Gurit dhe i ekzekutoi me kallashnikov.

Sipas informacioneve zyrtare, vrasesi pas krimit kishte telefonuar policine dhe kishte treguar per ngjarjen. Por kur forcat e rendit shkuan ne vendin e krimit, gjeten te vdekur edhe 52-vjeçarin qe kishte qelluar edhe mbi veten.
 


/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga kronika
Tiranë, adoleshenti humb jetën në pishina
Një adoleshent humbi jetën tek pishinat e kryeqytetit paraditen e së dielës. Policia njofton se është duke pritur rezultatet e mjekoligjorëve për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 18-vjeçarit.
Terrorizmi, rrezik mesatar për Shqipërinë
Kompania e sigurimeve “Aon” dhe ndërmarrja për këshillime “The Risk Advisory Group” kanë hetuar 200 vende të botës lidhur me shkallën e rrezikut terrorist që ekziston në to.
Vrasja në Valias, policia: Autor, i biri
Polica e Tiranës ka zbardhur të shtunën ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e të premtes në Valias, ku u raportua fillimisht për një 56-vjeçar që ishte vetëvrarë teksa ndodhej në gjendje të dehur.
Vizat, Shqipëria rekord refuzimesh
Pas deklarimit të 3 ditëve më parë nga Durrësi se qeveria shqiptare do të punojë për hequr vizat me SHBA, Top-Channel e pyeti kryeministrin Berisha gjatë konferencës për shtyp në Korçë se si mund të rrealizohet kjo.
Gjirokastër, arrestohet shtetasi me 10 kg marijuanë
Policia kufitare në Gjirokastër arrestoi një shtetas, pasi në automjetin në të cilin ai udhëtonte u zbulua një sasi prej 10 kilogramësh marijuanë.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.