Berisha: Rama pazarxhi

02/10/2012 00:00

Ka përfunduar tashmë ndërtimi i gjimnazit ‘Hydajet Lezha’ në Lezhë,
investim për të cilin nga Qeveria Shqiptare është akorduar një fond prej
197 milionë lekësh.

Në ceremoninë e inagurimit ishte i pranishëm kryeministri i vendit Sali Berisha i cili deklaroi se kjo është një një ngjarje shumë e rëndësishme për Lezhën, një dëshmi se për këtë maxhorancë arsimi është përparësi e të gjitha përparësive,ndërsa shtoi më tej se në këto gjashtë vite është trefishuar numri i studentëve dhe janë rritur më shumë se dyfish rrogat.

“Ndërtesa e re që inaugurojmë sot është e denjë për çdo qytet të vendeve më të zhvilluara të Europës. Kjo ndërtesë është dëshmi tjetër e faktit se për këtë maxhorancë arsimi është përparësia e të gjithë përparësive”, tha Berisha.

Por sigurisht që edhe në këtë ndalesë nuk kanë munguar akuzat ndaj liderit socialist Edi Ramës të cilin këtë herë e ka cilësuar si ‘pazarxhi’.

“Jemi në prag të një vendimi të madh, të cilin zotëria e tij e bllokoi dy vite me radhë, vendimin për statusin. Sapo mori vesh se statusi mund të jepet, i hoqi deputetët nga Komisioni dhe cdo ditë largohet nga Komisioni i Ligjeve për të mos votuar Ligjin për Gjykatën e Lartë. Cfarë kërkon? Pazar, pazar dhe vetëm pazar. Tani Rama kërkon me jep Fierin, të të lirojmë statusin”, tha Berisha.
 
 

Top Channel