Merr përmasa akoma më të mëdha afera e dyshimtë mes Ministrisë shqiptare të Mbrojtjes dhe tregtarëve serbë të armatimeve.

Ministria e drejtuar nga Arben Imami, është përfshirë në tregti armësh me shtetasin serb Sllobodan Tesiç, i listuar në listën e zezë të Këshilli i Sigurimit Kombeve të Bashkuara, pasi kompania e tij “Moon Storm Enterprises” i ka tregtuar armë regjimeve të cilësuara nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes, si terroriste. Deputeti Erjon Braçe ka faktuar lidhjet e Tesiç me Ministrinë shqiptare të Mbrojtjes.

“Kompania ‘Moon Storm’ eshte ne zoterim te shtetasit serb Sllobodan Tesiç, shtetas qe eshte listuar ne te zeze nga OKB. Dokumentet e tregojne kompanine e tij dhe ate vete, te perfshire ne furnizimin me arme te diktatoreve barbar te Afrikes, atyre te hershem dhe atyre te rinj, vecanerisht Gadafit, ne Libi. Periudha te ciles i referohen dokumentat dhe informacionet eshte pikerisht kjo e lidhjes se kontratave per raketat ne Shqiperi: 2009, 2010, 2011.Por sot, nen driten e dokumentave te reja, kjo periudhe rezulton si periudha e nenshkrimit ne seri te kontratave te shitjes se armatimit te Ministrise se Mbrojtjes me ‘Moon Storm’, kompanine e shtetasit serb te listuar ne te zezen e OKB-se Tesiç. Madje i favorizuar ne shtyrje te herëpashershme te afateve kontraktuale duke insistuar deri ne fund ne realizimin e kontrates me të”, u shpreh Braçe.

Sipas deputetit Braçe armët e përfshira në këto kontrata me kompaninë “Moon Storm Enterprises” të Sllobodan Tesiç kanë përfunduar në Jemen.

“Kemi një set të ri dokumentash të paklasifikuara, tregtare, pertej transaksionit te raketave.Behet fjale per nje kontrate qe ka si objekt shitjen ne Jemen te 20.000 predhave te mortajave 120mm, si dhe te 4. 000. 000 fishekeve. Periudha kohore eshte fundi i 2009-tes, fundi i 2010-tes dhe fillimi i 2011-tes.Periudha e referuar edhe ne informacionet e partnereve, por njeheresh edhe periudha e nisjes se konfliktit civil ne Jemen. Periudha edhe e transaksionit te raketave Zolja. Sipas dokumentave rezulton se ka patur nje vonese 1-vjeçare ne permbushjen e kontrates. Në dhjetor 2010 ‘MEICO’ ka insistuar ne zbatimin e kontrates me ‘Moon Storm’ dhe ka kerkuar per here te dyte shtyrjen e afatit te Licenses se Eksportit me 3 muajt e pare te 2011-s. Transaksioni eshte kryer duke perdorur Malin e Zi si vend tranzit dhe portin e Tivarit ne Janar 2011 per transportin perfundimtar te armatimit”, tha Braçe.

Përballë kësaj situate, kur Ministria e Mbrojtjes ka patur si partner një tregtar problematik armësh siç rezulton serbi,  Sllobodan Tesiç, deputeti Braçe kërkoi dorheqjen e ministrit Imami.

‘Njolla që ka marrë Shqipëria nga ky partneritet Imami-serb është shumë e madhe dhe shumë e zezë. Përgjegjegjësia është shumë e rëndë politikisht dhe penalisht. Politikisht ministri Imami sot duhet të dorëhiqet. Administratativisht drejtori i AKSHE-së dhe ish-drejtori i SHIU-t duhet të shkarkohen e të nxirren jashtë shërbimeve të Ministrisë së Mbrojtjes. Penalisht, të gjithë duhet të vihen nën hetim menjëherë”, u shpreh Braçe.


Ministria: Akti, i ligjshëm. Interesi i PS-së, të shpifë

Ministria e Mbrojtjes reagoi serish për akuzat e deputetit socialist Erjon Braçe dhe zedhenesja e ketij dikasteri pohoi se jane shitur arme ne Jemen. “Akti i tregtimit të armëve është i ligjshëm dhe është i bazuar në ligjin e brendshëm dhe në ligjet ndërkombëtare. Akuzat e Partisë Socialiste janë shpifje të neveritshme” tha zedhenesja.

“Në vijim të serialit të shpifjeve, Partia Socialiste vijoi sot me ngritjen e teorive konspirative, për fakte që janë publik. Po, Ministria e Mbrojtjes i ka shitur armë Jemenit, në përputhje të plotë me ligjin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar. Ky fakt është raportuar në OKB dhe është i publikuar në raportin e AKSHE, të cilin mund ta gjeni lehtësisht në internet. Në kohën e lidhjes së kontratës, nuk ka pasur as edhe një shenjë të ndonjë lufte civile në Jemen, përveç faktit të luftës së autoriteteve ndaj terrorizmit dhe Al Kaedas”, tha zedhenesja. 
 

Top Channel