Komenti romanik i Obama-s në Twitter

03/10/2012 17:30

Presidenti Barack Obama dhe Michelle festojnë 20-vjetorin e martesës së tyre, një përvjetor gëzimi që fatkeqësisht nuk mund të festohet me një darkë romantike nën dritën e qirinjve për shkak të angazhimeve elektorale të kreut të Shtëpisë së Bardhë.

Megjithatë, angazhimet nuk e kanë penguar presidentin Obama që në profilin e tij në rrjetin social Twitter të uronte publikisht bashkëshorten e tij, Zonjën e Parë të Shteteve të Bashkuara.

“Sot mbushen 20 vite nga dita kur u martova me dashurinë e jetës, njëkohësisht mikja ime më e mirë. Gëzuar përvjetorin e martesës Michelle!”, shkruajti presidenti amerikan duke vendosur firmën e tij në fund, “BO” ndryshe Barack Obama.

Në urim janë “përfshirë” edhe mbi 20 milion ndjekësit e presidentit amerikan në rrjetin social, që vec të tjerash i kanë uruar atij edhe fitoren më 6 nëntor ndaj rivalit republikan Mitt Romney. Sa për sfidën e 6 nëntorit, dy kandidatët do të përballen në debatin e parë publik, i cilësuar nga analistët si më i rëndësishmi dhe vendimtari, pavarësisht se pas tij do të ketë edhe të tjerë në ditët në vazhdim.

Top Channel