Romney kërkon ndjesë për deklaratën

05/10/2012 00:00

Kandidati republikan për President, Mitt Romney i kërkoi ndjesë për
deklaratën e tij se 47 % e amerikaneve janë “viktima qe varen nga
qeveria”.

Te enjten, gjate nje interviste per televizionin “Fox News”, ai e cilesoi ate krejtesisht te gabuar dhe u shpreh i gatshem per te ndihmuar 100 %, nese do te zgjidhet President. Komenti i tij daton ne shtator, në një takimi per grumbullimin e fondeve, i filmuar ne menyre sekrete. Pas publikimit te saj, ai nuk e terhoqi deklarate. Por ne intervisten per ‘Fox News’, ai shkoi me tej.

“Qartazi ne nje fushate me qindra, në jo mijëra fjalime dhe seanca pyetje-pergjigje, ketu- aty mund te thuash dhe gjera qe nuk dalin ne menyre te drejte. Ne kete rast thashe dicka qe ishte plotesisht e gabuar. Besoj absolutisht se jeta ime ka deshmuar se une shqetesohem 100 %.  Kur te behem president, do te ndihmoj 100%”, u shpreh Romney.
 
Shume prej vezhguesve jane te nje mendje se Romni fitoi debatin e pare televiz perballe Barak Obames. Nje sondazh i Reuters/Ipsos tregoi se Romney ka nje vleresim pozitiv, per here te pare ne fushaten presidenciale.  Sondazhi tregon se 51 % e votuesve e pane ate pozitivisht ndersa shifra per Obamen eshte 56 %. Gjate nje mitingu ne Denver te Kolorados, te enjten, Obama i kerkoi kundershtarit te tregoje te verteten per politikat e tij.

“Mitt Romney i vertete gjate vitit te fundit ka premtuar nje reduktim taksash prej 5 bilione dollare ne favor te te pasurve. Por ne skenen e debatit ai tha se nuk dinte asgje per kete”, tha presidenti amerikan. Ndersa Romney, ne Virxhinia nuk iu pergjigj drejtpersedrejti Obames, por argumentoi se kundershtari deshtoi gjate debatit televiziv, per te siguruar mandatin e dyte, ne krye te Shtepise se Bardhe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB