Meta vlerëson vizitën e Panaritit

05/10/2012 23:54

Pas kthimit nga Greqia ministri i Jashtëm, Edmond Panariti ka marrë vlerësime pozitive edhe nga kryetari i LSI-së Ilir Meta.

Në një dalje për mediat, Meta e quajti vizitën e Panaritit në Athinë, mjaft të rëndësishme dhe rezultative jo vetëm për të dy vendet por edhe për rajonin.  

“Vlerësoj vizitën e e ministrit të Jashtëm, Edmond Panariti në Greqi si një vizitë mjaft të rëndishme, e cila me cështjet që u diskutuan, qëndrimet që u mbajtën dhe me rezultatet e saj, besoj se do të kontribuojë vërtet për një stad të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve.  Marrëdhënie shumë të rëndësishme për të dy vendet për stablitetin, paqen, interigmin dhe rajonin tonë”, tha Meta.

Top Channel