Goditet me raketë balistike anija në Ngushticën e Hormuzit, nuk raportohet për të plagosur, nisin hetimet për origjinën e sulmit
Firmat telefonike kineze “Huawei” dhe “ZTE” përbëjnë një kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA-së, një panel i Kongesit paralajmëroi pas një hetimi ndaj dy kompanive.
Sipas një raporti të Komitetit të Inteligjencës Kombëtare, këto kompani duhet të pengojnë të depërtojnë në çfarë do forme në tregun amerikan.
Për panelin e kongresmenëve, nuk ka prova për pavarësinë e dy firmave nga qeveria dhe ushtria kineze.
”Huawei” dhe “ZTE” janë midis lidërve botërorë të telefonisë.
”Kina ka mënyrat, mundësitë dhe arsyet për të përdorur kompanitë e telekomunikacionit për qëllime dashakeqëse”, shkruhet në raport.
”Duke u bazuar në informacionin e publikuar dhe dokumente të klasifikuara të dy kompanitë nuk mund të besohen, ndërsa influenca shtetërore pas tyre përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Top Channel