" /> ">

Tentativa e Ndrecës, jehona e lajmit në botë

08/10/2012 00:00

Fotot e protestuesit Gjergj Ndreca të përfshire nga flakët, shoqëruar me
titujt: “Ish i burgosuri politik shqiptar i ve flaken vetes ne
demonstrate”, janë përhapur shpejt në internet, duke u publikuar nga
blogjet, site-t informative e deri tek prestigjozja “Washington Post”.

Gjesti ekstrem i 51-vjeçarit ka gjetur pasqyrim te menjëhershëm, si akt i dëshpëruar i një njeriu që nuk di sesi ta bëjë ndryshe zërin e tij të degjohet.

Ndreca, ish i burgosur politik kërkon përshpejtimin e ritmit te kompensimeve per viktimat e ish-regjimit komunist, shkruan “Washington Post”.

Protestuesi eshte nje prej 20 ish te burgosurve te tjere qe hyne ne greve urie ne Tirane me kerkesen te paguhen 20.000 leke dita e burgut te gjithe ata qe vuajten denime me heqje lirie gjate regjimit komunist.

“Nuk dihet ne c`gjendje eshte aktualisht 51-vjeçari”, thekson gazeta, qe citon gjithashtu koordinatorin e protestes, Skender Tufa te pohoje se edhe nje grevist i dyte u perpoq te bente te njejten gje e ka pesuar gjithashtu djegie, ndonese jo te shkalles se Ndreces.

Rreth 100.000 shqiptare u burgosen, ekzekutuan apo derguan ne kampe te punes se detyruar ne Shqiperi gjate regjimit komunist, sqaron ‘Associated Press’. Anëtarët e shoqatës së të burgosurve politikë ne Shqiperi pretendojne se per ta nuk eshte bere sa duhet ne 20 vitet pasues te shembjes se komunizmit, e madje thone se trajtimi i rezervuar kesaj shtrese te shoqerise, eshte edhe me denigrues se me pare.

Gjergj Ndreca, rebel i përjetshëm

Ish i burgosuri politik Gjergj Ndreca është aktualisht 51 vjeç dhe është dënuar në vitin 1984 me 15 vjet burg për tentativë arratisjeje.

Ai eshte nga Mirdita dhe siç tregojnë bashkevuajtesit e tij ishte nje kundershtar i regjimit, per nje jete me te mire kishte vendosur te largohej. Tentoi te arratisej ne ish-Jugosllavi por u kap. Pas shume muajsh ne hetuesi dhe ne tortura ai u denua me 15 vjet burg nga te cilat ka vuajtur vetem 6.

Denimin e ka kryer ne burgjet me te egra te kohes se komunizmit ne Burrel, ne Spaç dhe ne fund ne Qafe Bari ku dhe u lirua me renien e komunizmit. Gjergj Ndreca pas daljes nga burgu krijoi familje dhe ka kater femije. Ai ka marre pjese ne shume protest ate ish te perndjekurve politike qe kane kerkuar te drejtat e tyre.

 

Top Channel