Vritet bosi i drogës, i zhduket trupi

10/10/2012 03:14

Eriberto Laskano një prej themeluesve të kartelit Los Zetas, i njohur ndryshe dhe “ekzekutuesi” u vra dy ditë më parë në një konflikt me armë me marinsat meksikanë në Koa/Uila, jo larg kufirit me Teksasin. 

Pas një konflikti të armatosur me granata dhe kallashnikovë, u vra bosi i narkotrafikut, për kokën e të cilit Shtetet e Bashkuara dhe Meksika kishin vënë 7.5 milionë dollarë.

Të martën, autoritetet mundën të konfirmojnë identitetin e bosit nga gjurmët e gishtërinjve. Por ngjarja mori një tjetër zhvillim të papritur.

Një grup i armatosur ka hyrë në morg dhe rrëmbyer trupin e tij. Laskano, ish-pjesëtar i forcave speciale krijoi një grup që rekrutonte ushtarë. Për shumë vite, Los Zetas përfaqësonin krahun e armatosur të Kartelit të Gjirit; vrisnin, vendosnin kontrollin e tyre kudo. Por kjo nuk vazhdoi gjatë dhe banda u bë autonome, duke ndërmarrë një luftë të ashpër kundër rivalëve.

Laskano ishte në garë me Migel Trevino Morales, i njohur Seta Kuerenta Z40, emri i kreut të bandës i konsideruar si më barbari.

Gjatë gjashtë viteve të presidencës së Felipe Calderon në Meksikë, mbi 50 mijë persona kanë humbur jetën në konfliktet mes karteleve kundërshtare të drogës.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta