
Në progres-raportin e publikuar nga Komisioni Europian për vendet kandidate dhe ato aspirante për anëtarësim në Bashkimin Europian iu dha për të katërtën herë statusi i vendit kandidat Maqedonisë.
Raporti propozon dhënien e statusit të Maqedonisë, ashtu si edhe në tri herët e para, por ky status pritet të bllokohet sërish nga Greqia për konfliktin diplomatik që dy vendet kanë për cështjen e emrit.
Komisioni i bën thirrje Shkupit të rrisë përpjekjet për gjetjen e një zgjidhje për këtë cështje me Athinën.
Sa për Serbinë që ka marrë statusin kandidat, Komisioni vëren se vendi ka bërë progres të dukshëm në vitin e fundit, por kërkon përmirësimin e marrëdhënieve me Kosovën. Ndërsa sa i takon Bosnjes për Komisionin verën se progresi është i pakët dhe apeloi për kryerjen sa më parë të reformave të nevojshme të përcaktuara nga prioritetet.
Top Channel